25 Prill 2024

Shala: jemi të interesuar që fondi i privatizimit të kthehet në Kosovë

Prishtinë, 17 qershor - Ministri i Ekonomisë dhe Financave (MEF), Ahmet Shala, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, pas pyetjes që i bëri deputetja Mimoza Ahmeti, e cila kërkoi sqarim nga ministri Shala se cilat janë mekanizmat për kthimin e këtyre mjeteve për investim në vend, deklaroi se janë duke mbajtur takime të rregullta me përfaqësuesit e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), që të gjejnë një zgjidhje për kthimin e mjeteve të privatizimit dhe të Trustit pensional për investime në ekonominë e Kosovës.

“Të gjithë jemi të interesuar që mjetet të kthehen dhe të investohen në Kosovë. Takimet me ICO-në janë të përditshme në mënyrë që të gjejmë forma për kthim apo investim të këtyre parave në vend”, tha ministri Shala.

Sipas tij, këto mjete janë investuar jashtë vendit në bazë të pakos së Ahtisaari-t. Megjithatë, ai tha se është duke u punuar në hartimin e legjislacionit dhe me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), që të mundësohet kthimi i mjeteve dhe të investohen në ekonominë e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)