21 Shtator 2020

Shahini: Serbia kot ankohet

Prishtinë, 23 gusht- Megjithëse se Agjencia Kosovare e Privatizimit (APK), nuk e zë shumë punë të madhe, kërcënimin që qeveria e Serbisë, ka bërë ndaj privatizimit në Kosovës, ka zëra se kjo mund të ndikoj tek investitorët e jashtëm, por më shumë ata mund të jenë nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. 

Kryetari i Aleancës Kosovare të Privatizimit (AKP), Agim Shahini, ka vlerësuar se Serbia gjithë herë ka luftuar kundër Kosovës në të gjitha format dhe sipas tij edhe zhvillimit ekonomik të Kosovës, Serbia po ia ka zili.

Sipas tij Serbia  deri tani i ka humbur betejat për Kosovën në rrafshin diplomatik dhe ajo tani po shikon rrugët tjera që të dëmtojë ecjet e Kosovës drejt zhvillimit dhe integrimit në strukturat euroatlantike.

“Kërkesa e Serbisë, është e kot, ajo nuk do të ketë kurrëfar ndikimi në Kosovë, ligjet e Kosovës, janë bërë në përputhje me faktorin ndërkombëtar dhe nuk ka kurrëfar baze që Serbia të mund të përfitoj diçka nga privatizimi në Kosovë”, ka pohuar ai.

Sipas tij e gjithë pasuria shoqërore në Kosovë, ka qenë e qytetarëve të Kosovës dhe ajo do të privatizohet nga shteti i Kosovës.

Kurse sa i përket kërcimit të Serbisë për privatizuesit në Kosovë dhe ndikimit tek investitorët e huaj, Shahini mendon se hezituesit mund të jenë nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, apo që nuk ia duan të mirën Kosovës.Epoka e Re

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Fillon Shkolla Verore e BE-së në të cilën do të shtjellohet temat për zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë mjedisore dhe shfaqjen e pandemisë globale. (Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të votohet raporti i panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla takohet me Ambasadorin japonez, Mizutani Akira. (Kabineti i ministres Haradinaj Stublla, ora 10:00 - pa prezencen e mediave)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pret në takim delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA Adam Boehler, të cilit do t’i bashkohet edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
 
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla dhe Ambasadori japonez, Mizutani Akira, nënshkruajnë marrëveshjen për donacionin e radhës të Japonisë për Kosovën. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:30)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë shqyrton listen e dëshmitarëve, përzgjedh ekspertët e jashtëm si dhe publikon adresën për dorëzimin e dëshmive nga qytetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e shtatores së Heroit Ahmet Krasniqi, si dhe në inaugurimin e sheshit, i cili do të mbajë emrin e tij. (Sheshi “Ahmet Krasniqi” në Vushtrri, ora 11:00)  

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Sallën e Operacionit dhe Sallën e Lindjes për gratë e infektuara me COVID-19, pajisje këto të financuara nga partneri jonë Raiffeisen Bank në Kosovë dhe AMC. (QKUK, ora 11:00)

- Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, do të takohet me U.D i Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Arsim Janova, ku do të  nënshkruajnë një Marrëveshje Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi mes dy institucioneve, pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë konferencë për medie. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, kati i IV, ora 11:15)

- Seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë të premten do të vazhdojë sot. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)