19 Prill 2024

Serbi, pengohet zhvillimi ekonomik për shkak të borxhit

Beograd, 16 korrik - Borxhi i lartë publik mund të bëjë që Serbia të mbetet larg zhvillimit ekonomik për një kohë të gjatë.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shtetet e cilësuara si me borxhet më të mëdha, kalojnë pragun e 80 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm ose GDP-së.

Kryeministri serb Mirko Cvetkoviç premtoi se brenda vitit, situata do të stabilizohet, por FMN-ja thotë se kjo do të ndodhë vetëm në vitin 2015, kur të ulet me 10 përqind borxhi kombëtar.

FMN-ja ka deklaruar gjithashtu se do të ndihmojë Serbinë, e cila nga ana e saj do të shqyrtojë rrogat e administratës shtetërore dy herë në vit dhe do t'i rregullojë ato në përputhje me gjëndjen ekonomike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)