21 Maj 2019

Sektori bankar në Kosovë vazhdon të jetë i qëndrueshëm

Prishtinë, 6 dhjetor - Pavarësisht faktit se zhvillimet dhe përmirësimet e bëra në sektorin bankar kanë rezultuar gjatë viteve të fundit në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë, ende duhet të punohet më shumë për të fuqizuar këtë sektor në aspekt të mbështetjes së sektorit privat dhe implementimit të standardeve të reja në këtë drejtim.

Kjo u tha sot në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se bankat nuk e luajnë vetëm rolin e kujdestarit të pasurive, por edhe të burimit të financimit.

Zeka tha se bankat në Kosovë kanë luajtur rol të rëndësishëm në fuqizimin e sektorit privat dhe përshpejtimin e zhvillimin ekonomik të vendit, përmes financimit të prodhimit, tregtisë ndërtimit, e rrjedhimisht krijimit të vendeve të reja të punës.

Krejt në fund, Zeka tha se sektori bankar luan rol të rëndësishëm në përmirësimin e qeverisjes korporative dhe ngritjes së cilësisë së raportimeve të kompanive.

Ai përgëzoi edhe Bankën Qendrore të Kosovës për rolin e saj në mbikëqyrjen e sektorit bankar, dhe krijimin e një sistemi të shëndoshë financiar, që përbënë jo vetëm shtyllën më të rëndësishme të një ekonomie në zhvillim si rasti i Kosovës, por që ka pasqyruar vendin me tone pozitive nëpër dokumente të rëndësishme ndërkombëtare.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se zhvillimi i hovshëm i sektorit bankar gjatë viteve të fundit i është atribuar suksesit të zhvillimit të mëtutjeshëm ekonomik në vend.

Ai tha se struktura e kreditimit është përmirësuar dukshëm ku rreth 50% kredi të lëshuara iu dedikohen ndërmarrjeve në sektorin e tregtisë, duke përmendur poashtu rënien e normave të interesit në pothuajse të gjithë sektorët.

Mehmeti njoftoi të pranishmit se ndër prioritetet kryesore të Bankës Qendrore të Kosovës janë ruajtja e stabilitetit financiar në këtë sektor gjithashtu edhe zhvillimin e standardeve bashkëkohore përmes së cilave bankat në Kosovë do të mund t’i zhvillojnë operimet e tyre në përputhje me vendet e zhvilluara.

Guvernatori Mehmeti shprehu gatishmërinë e BQK-së për t’u angazhuar në krijimin e kushteve dhe lehtësirave të cilat do të mundësojnë mbështetjen e duhur ndaj kësaj fushe, bizneseve, dhe zhvillimit ekonomik në përgjithësi.

Më tutje, të pranishmit adresuan specifika të ndryshme në lidhje me sektorin bankar të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e aktivitetit të tyre biznesor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 maj 2019 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 9:00)

- Komiteti për Politik dhe Financa i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e pestë të rregullt në të cilen shqyrton Qarkoren e parë buxhetore të Ministrisë së Financave. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica dhe Avokati i Popullit raportojnë para komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e statusit të personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar, në mbështetje të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Odës Ekonomike të Kosovës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë organizon konferencën “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë- Shqipëri”, konferencë kjo e cila do të adresojë problemet dhe barrierat tregtare që prodhuesit e dy të dy vendeve janë duke i hasur. (Hotel Tirana International në Tiranë, ora 10:30)

- “Let’s Do It” organizon aksion për pastrimin e deponisë më të madhe në Rajonin e Pejës, në fshatin Dydesh. (Fshati Dydesh, ora 10:30)

-  Projekti “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian”, I financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizon panel diskutimime temën: Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Kamenicës, ora 10:30)

- Mbahet seancë e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të përkujtohet 20 vjetori i Masakrës në Burgun e Dubravës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Prizren, Podujevë, Shtërpc, Obiliq dhe Novobërdë, me të cilët do të nënshkruajë Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e disa projekteve mjedisore të cilat financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ish objekti Rilindja, kati 17, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova pret në takim zëvendës ambasadorin bullgar në Kosovë ku do të bëje nënshkrimin e një marrëveshjeje për financimin e një projekti në qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog. (Zyra e krytarit Rugova, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votohet vendimi i Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike "Telekomi i Kosovës". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon promovimin e katër librave të profesorëve  të Fakultetit të Edukimit ne UKZ: “Poetika e këngës epike historike”  autore Nevrije Bislimi-Ismaili, “As engjëlli, as djall” autor  Merxhan Avdyli, “Kurrikula dhe të menduarit kritik” autor Mensur Neziri dhe libri “Kërkime në leksikun e Pjetër Bogdanit” i autorit Faton Krasniqi. (Salla A34 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrtohet raportit vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin 2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të bëjë përurimin e parkut dhe këndit të lojërave për fëmijë. (Prapa Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merrë pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë, komuna e Kamenicës. (Fshati Topanicë, rruga Crep - Kamenicë, kilometri i parë, ora 15:00)

- Mbahet Akademi përkujtimore në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi e Ekrem Gudaqi dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik 16:00)