13 Korrik 2020

Sektori bankar global do të mbetet nën presion deri në vitin 2025

Washington, 25 maj - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka bërë të ditur se sektori bankar global do të mbetet nën presion deri në vitin 2025, madje edhe kur ekonomia globale të fillojë që të rikuperohet nga kriza e shkaktuar nga pandemia me koronavirus.

Në raportin e ri Global të Stabilitetit Financiar, FMN vlerëson se bankat në nëntë ekonomitë më të zhvilluara botërore do të luftojnë për fitime gjatë pesë vjetëve të ardhshme pasi që pandemia do të zgjasë periudhën e normave të ulëta të interesit.

FMN beson se rënia ekonomike për shkak të Covid-19 do t’i vendosë bankat në një “test rezistence” pasi përballen me humbje krediti dhe marzhë më të ulët për shkak të normave të ulëta të interesit.

“Presionet thelbësore mbi përfitimet ka të ngjarë të vazhdojnë në planin afatmesëm dhe afatgjatë, madje edhe kur ekonomia globale të rikuperohet nga tronditja aktuale”, thuhet në raport.

JPMorgan Chase ka rënë me 69 për qind në tremujorin e parë krahasuar me një vit më parë. Indeksi bankar KBW, i cili ndjek çmimet e aksioneve të rreth 20 bankave në Shtetet e Bashkuara, ka rënë 39 për qind që nga fillimi i vitit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e hap fushatën e korrje-shirjeve. (Fushata e korrje-shirjeve nis në mes të fshatave, Livoq i Poshtëm dhe Velekincë, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt do të vizitojë kompaninë “SOWI KOSOVA” në Bajgorë të Komunës së Mitrovicës. (Bajgorë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Salla e Kuvendit, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvendin e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)