25 Prill 2024

Safet Gerxhaliu zgjedhet kryetar i OEK-ut

Prishtinë, 16 korrik - Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës në mbledhje e rregullt të mbajtur të premten me shumicë votash ka zgjedhur Safet Gërxhaliun për kryetar të Odës Ekonomike të Kosovës.

Me propozimin e kryetari të ri nënkryetar janë zgjedhur Refki Hoxha, pronar i Kompanisë “Reneulat Tahiri” dhe Naxmi Xani pronar i Kompanisë “Adriatiku”.

Kryetari i porsazgjedhur i OEK-ut ka theksuar se Kuvendi i Odës sot ka demonstruar pjekuri të madhe e cila do t’i shërbej Odës Ekonomike si mbështetje e fortë dhe udhërrëfyese në kohën sfiduese që kemi përpara.

Gërxhaliu theksoi gjithashtu se në fund të një procesi të rëndësishëm dhe në fund të këtij takimi dëshiron të prezantoj vetëm disa sqarime të rëndësishme lidhur me situatën që i ka paraprirë Kuvendit të sotëm.

“Shumë më herët dhe në kohë kur ne në Odë mendonim se duhet të përqendrohemi në prioritetet tona kryesore që ishin caktuar për gjysmëvjetorin e parë të këtij viti, është paraqitur tendenca që Odës ekonomike t’i imponohet një fushatë klasike politiko-zgjedhore përpara mbajtjes së këtij kuvendi. Por, në ne Odë e refuzuam këtë qasje. Refuzuam që të ushtrojmë fushatë politike për postin kryesor në një institucion profesional dhe apolitik”.

Me këtë rast Gërxhaliu theksoi se Ishin dhe janë të bindur se Oda Ekonomike nuk është parti politike.

“Po ashtu, komuniteti - të cilin Oda e përfaqëson - nuk zhvillon luftë politike për pushtet. Ky komunitet i përmbahet logjikës së bashkimit të forcave për artikulimin e mirëfilltë të interesave të tij në shoqëri dhe jo ndarjes së këtyre forcave. Kjo ishte arsyeja kryesore që unë dhe ekipi im në krye të Odës refuzuam që të implikohemi në këtë fushatë, kur ajo u hap tre muaj më parë”.

Gërxhaliu theksoi se ishte i bindur se me sukses do të mund të ballafaqoheshin më imponuesit e modelit politik për zgjedhjet në Odë.

“ Përmbaheshim nga lufta politike sepse dinim se nëse do të pranonim ushtrimin e fushatës politike për një post apolitik dhe profesional, pra ekonomik e biznesor, atëherë do të krijonim hapësirë për ndarjet në komunitetin e biznesit. Pra, nuk u implikuam në fushatën politiko-zgjedhore që na imponohej jo nga frika nga kundërshtari por nga bindja se misioni i Odës Ekonomike është të bashkoj e jo ta ndaj komunitetin e biznesit”.

Kuvendi i Odës sot në mënyrë transparente është deklaruar që të përkrahë opsionin tonë, tha Gërxhaliu.

“Kjo është përgjigja më e mirë e mundshme ndaj tendencës që procesi i zgjedhjes së kryetarit të Odës të shndërrohet në garë politike. Kuvendi ka refuzuar sot në mënyrë kategorike tendencën për politizimin e Odës Ekonomike dhe shndërrimin e saj në organ politik. Kuvendi ka hedhur poshtë sot tendencën për ndarjen e komunitetit të biznesit dhe shndërrimin e tij në elektorat që është konfrontuar politikisht mes vete.

Mua më mbetët, në fund, që t’ju premtoj se do ta implementoj këtë strategji që e adoptuat sot”.

Gërxhaliu siguroi se Oda do të jetë zëri i fuqishëm dhe kumbues i komunitetit të biznesit, sepse ky komunitet sot ka treguar se ky është interesi i tij vital.

Kuvendi në këtë mbledhje bëri zëvendësimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues Ramiz Kelmendi dhe Shabi Dërmaku me drejtorët menaxhues të KEK-ut dhe “Trepçës”,  Arben Gjuka Kek dhe Ferat Shala.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)