24 Prill 2024

Saeed Al Amimi mbështet anëtarësimin e ZKAK në Organizatën Ndërkombëtare

Prishtinë, 11 shkurt - Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovë​s, Avdullah Hoti, priti sot në takim Presidentin e Institucionit Shtetëror të Auditimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Dr. Harib Saeed Al Amimi, të shoqëruar nga Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani.

Presidenti Al Amimi uroi Zëvendëskryeministrin e parë, Hoti dhe e informoi atë lidhur me konferencën e parë ndërkombëtare e cila do të mbahet nesër nën patronatin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës e cila do të trajtojë domethënien dhe rëndësinë e anëtarësimit në INTOSAI.

Ai po ashtu ofrojë mbështetjen e tij dhe organizatës të cilën e udhëheq në rrugën e që Zyra Kombëtare e Adutimit të Kosovës ka nisur me rastin e anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit.

Ndërsa, Zëvendëskryeministri Hoti, falënderoi Al Amimi për përkrahjen e vazhdueshme gjatë tri viteve të fundit për anëtarësimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit si dhe siguroi atë se Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet dhe përkujdeset për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga raportet e auditimeve në mënyrë që qeverisja në sektorin publik të arrijë dhe të jetë në nivelin e duhur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)