26 Shtator 2022

Rusia në kolaps ekonomik

Berlin, 3 qershor - Zëvendës kancelari i Gjermanisë Robert Habeck tha sot se të ardhurat e vazhdueshme që siguron Rusia nga çmimet e larta të karburantit krijojnë "dhimbje", por ai shtoi se ekonomia ruse është në kolaps dhe se me kalimin e kohës, situata do të bëhen edhe më të vështirë për këtë vend.

Gjatë një fjalimi në parlament, zoti Habeck, i cili është gjithashtu ministër i Ekonomisë dhe përgjegjës për çështje të energjisë, shtoi se vendi i tij, duhet të ndihet i turpëruar që nuk ka arritur ende ta zvogëlojë varësinë nga karburantet ruse.

Por megjithatë shtoi ai, të ardhurat, që siguron Rusia nga gazi e nafta, nuk të japin pamjen e saktë për të kuptuar gjithë situatën.

Habeck tha se Putin po vazhdon të marrë para, por ai po has në vështirësi që t'i shpenzojë ato, për shkak të sanksioneve perëndimore.

Ai vuri në dukje rënien e madhe të sasisë së produkteve që hyjnë në Rusi, në mesin e tyre edhe të mallrave që vijnë nga Gjermania.

Zoti Habeck tha se “koha punon kundër Rusisë dhe kundër ekonomisë ruse” duke shtuar se “askush nuk dëshiron të investojë më në Rusi”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)