20 Shtator 2020

Rritje e papunësisë në Gjermani

Berlin, 26 shkurt - Numri i të papunëve në Gjermani për muajin shkurt është rritur shumë më pak se sa pritej nga ekspertët.

Sipas Zyrës Federale për Punë, numri i të papunëve në krahasim me muajin janar është rritur me 26.000 në 3,64 milionë gjithsej.

Kjo flet për një rritje të kuotës me 0,1 për qind në 8,7 për qind. Në krahasim me muajin shkurt 2009 janë 91.000 njerëz më shumë pa vend pune.

Anëtari i kryesisë së Zyrës së Punës, Heinrich Alt deklaroi se pasojat e krizës ekonomike në tregun e punës mbeten të buta.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)