20 Shtator 2020

Rritje e papunësisë edhe në Hungari

Budapest, 27 shkurt - Papunësia në Hungari arriti 10.8 për qind në periudhën prej nëntorit të vitit 2009 deri në janar të vitit 2010, që do të thotë rritje prej 10.5 për qind në krahasim me tremujorëshin e kaluar.
 
Këtë të premten e lajmëroi shërbimi statistikor hungarez dhe shtoi se papunësia në periudhën e njëjtë ka qenë 8.4 për qind.
 
Sipas statistikës, gjatë tërë vitit 2009 të papunësuar kanë qenë 10 për qind e hungarezëve, që është për 2.2  për qind më shumë se në vitin 2009.
 
Sipas agjencisë Eurostat, Hungaria mbetet në nivelin e vendeve me nivel të mesëm të papunësisë me mesatare prej 9.6 për qind gjatë muajit dhjetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)