20 Prill 2024

Rritja ekonomike globale në nivelin më të ulët 11-vjeçar

Vjenë, 21 shtator - Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) parashikoi se ekonomia globale do të ngadalësohet këtë vit dhe në vitin 2020 për shkak të shkallëzimit të tensioneve tregtare dhe pasigurisë së lartë të politikave.

OECD-ja uli parashikimin e rritjes botërore për këtë vit në 2.9% nga parashikimi i mëparshëm prej 3.2%, ndërsa për vitin 2020 në 3% nga 3.4%. Në vitin 2018 kjo shifër ishte 3.6%.

Laurence Boone është kryeekonomistja e Organizatës:

"Së pari, mesazhi i parë është se rritja është ngadalësuar dhe kemi frikë se do të mbetet në nivel të ulët. Të gjitha rreziqet që shohim anojnë drejt rënies. Siç i dini, ato janë tregtia, Brexit, tregjet financiare. Mund të jenë edhe çmimet e naftës."

Gjithashtu, OECD-ja paraqiti një këndvështrim të zymtë të ekonomive të zhvilluara dhe ato në zhvillim, për shkak se "përshkallëzimi i konflikteve tregtare po ndikon tek niveli i besimit dhe investimeve".

Për të përfunduar këtë zymtësi, OECD-ja rekomandon "ambicie më të madhe të reformës strukturore", për të ulur ndikimin negativ nga kufizimet në tregti dhe në investimet ndërkufitare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)