17 Qershor 2019

Rritja ekonomike globale do të ulet në 2.9 për qind

New York, 9 janar - Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike globale do të ngadalësohet në 2.9 për qind sivjet, nga rritja e rishikuar 3 për qind në vitin 2018.

Sipas BB-së, perspektiva e ekonomisë globale "është zymtuar", teksa kushtet financiare globale janë shtrënguar, tensionet tregtare "janë intensifikuar" dhe disa tregjet e mëdha kanë humbur hovin e rritjes.

Në raportin më të fundit të Bankës Botërore parashikohet që tregjet dhe ekonomitë në zhvillim të kenë një rritje 4.2% sivjet, 0.5 pikë përqindjeje më pak se parashikimi i mëparshëm.

Rritja në ekonomitë e zhvilluara vlerësohet që do të ulet në 2%, nga 2.2% vjet, për shkak se bankat qendrore kryesore vazhdojnë shtrëngimin e politikave monetare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 qershor 2019 - Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me pikën e vetme të rendit të ditës në lidhje me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit "KF Liria" dhe formimin e një komisioni prej 5-7 anëtarëve nga ana e Kuvendit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Agjencia e OKB-së për refugjatët në Prishtinë - UNHCR do të mbajë një takim të dialogut të hapur për të ngritur vetëdijen për Marrëveshjen Globale për Refugjatët. (Sheshi 21, ora – 12:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismail raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave dhe përfshirja e barnave për sëmundjet e rralla si dhe informatën rreth furnizimit të SHSKUK-së me infuzione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Drejtorja e USAID-it në Kosovë Lisa Magno viziton Ministrin e Shëndetësis dhe takohet me Ministrin Uran Ismailin. (Ndërtesa e Ministrisë së shëndetësisë, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj vizitojnë Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. (Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ora 10:30)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin me rekomandimet për mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për Shërbime si dhe raportin Vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor te lapidari i dëshmorit Basri Canolli - Shpendi në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës. (Fshati Marec, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban dëgjim publik për Projektligjin për Diasporën. (Ndërtesa e Kuvendit,C-405, ora 11:00)

- 'Të flasim për Ekonominë' organizon tyrezë për të Drejtat Evropiane të Konsumatorëve për Kosovën. (Shtëpia e Evropës, Rruga e UÇK-së ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të shqyrtohet projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Drejtori i Inspekcionit i Komunes se Gjilanit, Nevzad Rushiti mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media. (Ndërtesa e Kuvendit te Kosovës, kati III, para sallës C301, ora 12:30)

- Mbahet ushtrimi gjithëpërfshires, ku do të simulohet një aksident ajror dhe do të reagohet në perputhje me standardet e Agjencionit Evropian per Siguri ne Aviacion. (Terminali i Aeroportit  "Adem Jashari", ora 14:30)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Ambassadori Kosnett do të flasë me rastin e përmbylljes së programit Lidershipi Transformues - Bursat dhe Partneritetet. (Hoteli Emerald, ora 17:30)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës organizon Javën e Filmit me shfaqjen e filmave "Një Muaj" nga Zgjim Terziqi dhe "Daullet e Rezistencës" nga Methieu Jouffre. (Kino Armata, ora 20:00)