16 Janar 2019

Rritja e numrit të ministrive ka ndikuar në rritjen e shpenzimet buxhetore

Prishtinë, 23 tetor - Instituti GAP ka publikuar raportin “Buxheti 2018 dhe rekomandimet e Komisionit Evropian”, i cili analizon rekomandimet e Komisionit Evropian për Kosovën karshi ndarjeve buxhetore për vitin 2018.

Të gjeturat e raportit tregojnë se ka pasur rritje të buxhetit për disa institucione/fusha për të cilat ka rekomanduar KE, mirëpo kjo rritje mbetet e pamjaftueshme.

Rritja e numrit të ministrive dhe fragmentimi i institucioneve të pavarura ka ndikuar në rritjen e shpenzimet rrjedhëse buxhetore dhe njëkohësisht ka penguar kohezionin në vendimmarrje.

Institutit GAP vlerëson se, në mënyrë që Qeveria e Kosovës të funksionojë në mënyrë optimale dhe të shmang problemin e shpërndarjes së kompetencave nëpër ministri të ndryshme, do të duhej të ulte numrin e ministrive nga 21 në 13.

Sipas përllogaritjeve tona, nga kjo ulje e numrit të ministrive, vetëm nga shpenzimet e pagave, telefonisë mobile dhe drekave, buxhetit të Kosovës do t’i kurseheshin rreth 3.2 milionë euro në vit apo 12.9 milionë euro për një mandat qeverisës prej katër vitesh.

Buxheti për rend dhe siguri publike është rritur krahasuar me vitin e kaluar, mirëpo duhet buxhet i shtuar për trajnim të prokurorëve dhe gjyqtarëve, financim të strategjisë kundër-korrupsion dhe në përgjithësi rritjen e kapaciteteve për luftën ndaj korrupsionit.

Sa i përket zhvillimit të tregut dhe arsimit, shpenzimet në arsim dhe hulumtime mbesin ndër më të ulëtat në rajon. Ka pasur një rritje të buxhetit tek institucionet që merren më zhvillimin e tregut në kuadër të MTI-së, mirëpo buxheti për disa nga këto institucione mbetet i pamjaftueshëm.

Në anën tjetër, shqetësuese mbetet funksionimi i ZRRE-së për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm. Gjithashtu, përkundër rritjes së buxhetit të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ende nuk është themeluar fondi për efiçience të energjisë.

Megjithë rritjen e buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë, ndarja e buxhetit për këtë sektor është e pamjaftueshme. Rreth 40% e shpenzimeve në shëndetësi paguhen nga xhepat e qytetarëve dhe kjo është rreth dyfishi i përqindjes së shpenzimeve të qytetarëve në BE.

Edhe sa i përket çështjeve sociale, për shkak të rregullimit të dobët ligjor, financimi i shërbimeve sociale nga komunat është i ulët. Sa i përket çështjeve mjedisore, ka pasur një ngritje të buxhetit mirëpo MMPH nuk i është përgjigjur Institutit GAP nëse ky buxhet është i mjaftueshëm.

Probleme të financimit ka edhe në fushën e medieve dhe statistikave. Ashtu sikurse vitet e kaluar, ende nuk është siguruar një formë e qëndrueshme e financimit për RTK-në, ndërsa mungesë e buxhetit është cilësuar të ketë edhe KPM dhe ASK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 janar 2019 - Banorët e lagjes Makolli nga fshati Cikatovë protestojnë para Gjykatës Themlore në Drenas në mbrojtje të çdo vendimi që merr gjykata në dem të familjes Makolli. (Para Gjykatës Themelore në Drenas, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucione te Qeveria, Kuvendi, si dhe te Presidenti. (Qeveria e Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e çerdhen e komunës së Lipjanit. (Objekti i çerdhes se Lipjanit, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë  para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Protesta do të fillojë nga Bibloteka Kombëtare, ora 13:00)