25 Maj 2018

Rritja e depozitave bankare greke rrit besimin në ekonomi

Athinë, 14 shkurt - Zgjerimi i bazës së depozitës së bankave greke ka treguar një rritje të besimit në ekonominë e vendit dhe në sistemin bankar, njoftuan zyrtarët e Bankës Qendrore të Greqisë.

Gjatë periudhës maj-dhjetor 2017, depozitat e sektorit privat në bankat greke arritën një vlerë prej 7,4 miliardë euro; 4,8 miliardë nga familjet greke, nga të cilat 50% u mbajtën jashtë sistemit bankar.

Një faktor tjetër i klimës së përmirësuar është edhe rritja e “të ardhurave të reja”, depozitat e reja që nuk i nënshtrohen kontrolleve të kapitalit.

“Të ardhurat e reja” arrijnë vlerën e 30 trilionë eurove, nga një total prej 126 trilionë eurosh në depozitat e sektorit privat që vijnë kryesisht nga familjet, produktet e investimit, të ardhurat nga jashtë vendit dhe depozitat nga kompanitë tregtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Maj 2018

- Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Drejtorisë së Arsimit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës mbahet aktiviteti i vrapimit të fëmijëve të lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në shënim të Dites Olimpike. (Kazerma e FSK, ora 9:00)

- Agjencia e Punësimit në bashkëpunim më Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes të përfituesve të programeve aktive të tregut të punës, ku do të përfitojnë 270 punëkërkues. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me gjendjen e memorialëve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli merr pjesë në shpërndarjen e 90 pakove ushqimore për familjet në nevojë nga ana e organizatës Islamic Relief Kosova. (Gjilan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të klubit të futbollit “Drita” të Gjilanit, kampione e sivjetme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mbanë konferencën e rregullt javore. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Art and Community Center - Artpolis mban konferencë për medie lidhur me organizimin e edicionit të 6-të të festivalit më të madh feminist në Ballkan, FemArt. (Rings Restaurant, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Mbahet "Kumihimo Workshop"! në të cilen Hoko Tokoro, prezanton teknikën tradicionale Japoneze të quajtur Kumihimo, për krijimin e gërshetave me ngjyra nga fijet e mëndafshit. (Ambientet e Muzeut të Kosovësora 13:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! do të organizojë tryezën e titulluar "Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve", ku do jenë të ftuara subjektet politike në Kosovë. (Ambientet e Kuvendit, ora 11;00)