28 Mars 2024

Rritet numri vërtetimeve elektronike të nxjerra nga EDI

Prishtinë, 17 tetor - Ndër objektivat e Administratës Tatimore të Kosovës, është lehtësimi i procesit të përmbushjes, duke krijuar një mjedis të përmbushjes në të cilin ofrohen shërbime profesionale  në çdo kohë dhe nga çdo vend, pa kosto.

ATK ka punuar që tatimpaguesit të kenë opsionale mënyrën e deklarimit dhe pagesës se tatimeve, duke u mundësuar përmes platformës elektronik dhe përmes Qendrës së Shërbimit të Tatimpaguesve, të cilat janë në të gjitha drejtorit regjionale të ATK-së.

Përmes sistemit elektronik vetëm periudhën Janar-Shtator 2018, janë shkarkuar 53,211 vërtetime tatimore, shifër kjo e cila pasqyron më së miri se sa është reduktuar numri i qytetarëve dhe tatimpaguesve për të marr shërbim në sportel.

Për të njëjtën periudhë numri i vërtetimeve të cilat janë lëshuar nga sportelet e Qendrave të Shërbimit të Tatimpaguesve është 33,693.

Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon të punoj në ofrimin e lehtësirave, në mënyrë që tatimpaguesit ta kenë sa më të lehtë përmbushjen e obligimeve që ju takojnë me ligj!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)