25 Prill 2024

Rrëzohet plani financiar i Obamës

Washington, 27 janar - Republikanët lëvizën me shpejtësi dhe rrëzuan gjatë pasdites në Kongres planin e ri financiar të presidentit Obama, i cili synonte të rriste më shumë shpenzimet në kërkime, infrastrukturë dhe edukim, raportoi CNN.

Republikanët argumentuan vendimin e tyre për të votuar kundër duke thënë se në një moment kur ekonomia amerikane është duke u përballur me një konkurrencë të fortë ndërkombëtare, është e rëndësishme që fondet të përqendrohen në sektorë të tjerë.

Për më tepër, në përgjigje të deklaratës së Unionit të Obamës një ditë më parë, republikanët, të cilët gëzojnë që prej janarit shumicën në Kongres, argumentuan se vota për ta në zgjedhjet e pjesshme parlamentare të nëntorit tregon se amerikanët nuk bien dakord me planet e propozuara nga presidenti për mënyrën se si do të shpenzohen paratë e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)