20 Prill 2024

Rosa e verdhë viziton Kosovën me mesazhin për luftimin e korrupsionit

Prishtinë, 9 dhjetor - Sot në Sheshin Skënderbeu përball qeverisë se Kosovës vjen një rosë e verdhë me një mesazh për luftimin e korrupsionit në Ditën Ndërkombëtare të Antikorrupsionit.  

Rosa e gomës është një simbol i paqes dhe lumturisë, ndërsa në mbarë botën po bëhet simbol i luftës globale kundër korrupsionit.

 Viti 2018 ishte një vit i ndryshimeve transformuese në prokurimin publik në Kosovë dhe shpuri drejt rritjes së transparencës dhe efektivitetit.

Veçanërisht gjatë këtij viti, Kosova u bë një nga vendet e para në rajon që publikoi kontratat e prokurimit, duke i bërë këto informata lehtësisht të qasshme për qytetarët dhe duke rritur në këtë mënyrë transparencën.

Rrjedhimisht, të gjithë qytetarët duke përfshirë aktivistët e shoqërisë civile, gazetarët, bizneset, hetuesit dhe çdo palë tjetër të interesuar, tani mund të kenë qasje në informata të hollësishme për marrëveshjet në mes institucioneve publike dhe kontraktorëve të sektorit privat për prokurimin e mallrave, punëve apo shërbimeve.

Kjo ngjarje u shprehë mirënjohje përmirësimeve në prokurimin publik dhe inkurajon qytetarët që të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin.

USAID-i përmes aktivitetit të tij Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse mbështet institucionet e Qeverisë së Kosovës në nivelin lokal dhe qendror në zbatimin e reformave antikorrupsion si dhe në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së procesit të prokurimit komunal në të gjitha 38 komunat e Kosovës.

Veprimtaria po mbështet gjithashtu edhe organizatat e shoqërisë civile për të krijuar, zbatuar dhe promovuar idetë, mekanizmat dhe zgjidhjet inovative që do të kontribuojnë në rritjen e rolit të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në reduktimin e cënueshmërisë së qeverive komunale ndaj korrupsionit, duke promovuar në këtë mënyrë një sistem të drejtë dhe transparent të prokurimit dhe zbatuar aktivitete të monitorimit që përmirësojnë ofrimin e shërbimeve nga ana e qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)