25 Prill 2024

Remitencat shpëtim i Kosovës

Prishtinë, 30 dhjetor - Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se edhe në vitin 2019 diaspora e Kosovës dha kontributin e vet në shumë dimensione në veçanti në aspektin ekonomiko-social.

"Rritja ekonomike për vitin 2019 është e mbështetur vetëm në një indikator dhe ajo është rritja e konsumit që është kontribut direkt i remitencave nga diaspora të cilaz në këtë vit kanë shënuar rritje për 6 për qind", tha ai.

Sipas tij është obligim moral i institucioneve tona të bëjnë më tepër që remitencat të hyjnë në zhvillim ekonomik të Kosovës dhe të hapen vende të reja ë punës, pëmirësim të bilancit të pagesave dhe transfer të nohurive të tyre të fituara në vende të jashtme që do të jenë në funksion të qëndrueshmërisë dhe ardhmërisë dhe Kosovës.

"Duhet të kuptohet se diaspora kosovare përveç dhënies së kontributit ekonomiko-social, ajo është ambasadore më e fuqishme për përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe promovimit të saj", tha ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)