29 Mars 2024

Remitancat prej afër 1 miliard euro stimulues kryesor i rritjes ekonomike

Prishtinë, 25 janar - Sot, Instituti GAP ka publikuar raportin “Rritja e çmimeve në Kosovë dhe masat e mundshme për përballimin e inflacionit”.

Rritja e zhvillimit ekonomik që u shënua gjatë vitit 2021 në Kosovë ishte si rrjedhojë e rritjes së kërkesës së brendshme, pakove fiskale për rimëkëmbje ekonomike, si dhe mbështetjes nga diaspora.

Një nga stimuluesit kryesor të konsumit sipas GAP, remitencat, deri në tetor të vitit 2021, shënuan po ashtu rritje vjetore prej 20 përqind, duke arritur vlerën 956 milionë euro për periudhën janar – tetor 2021.

Një tjetër stimulues i rritjes së ekonomisë ishte eksporti i mallrave, i cili deri në tetor 2021 arriti vlerën prej 613.9 milionë euro, dukshëm më i lartë se eksporti në vitin 2019 dhe 2020 që ishte 383.5 milionë euro dhe 474.9 milionë euro respektivisht.

Ky raport tregon se me rritjen e aktivitetit ekonomik në Kosovë, ngjashëm me vendet tjera, u vërejt edhe një rritje në nivelin e çmimeve.

Duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, raporti tregon se gjatë vitit 2021 ka pasur rritje të çmimeve të konsumit, çmimeve të prodhimit, çmimeve të importit si dhe rritje të kostos së ndërtimit.

Sipas të dhënave të paraqitura në raport, gjatë vitit 2021, përveç rritjes së indeksit të çmimeve të konsumit prej 3.1 përqind, vërehet rritje edhe indeksin e çmimeve të prodhimit me 4.2 përqind, në indeksin e çmimeve të importit me 8.3 përqind, dhe atë të kostos së ndërtimit me 10.9 përqind.

Nëse analizohet niveli i pagave në Kosovë, vërehet se tek paga mesatare neto ka pasur ndryshime përgjatë viteve, ndërsa paga minimale ka qëndruar në nivel të njejtë.

Sipas të dhënave të fundit nga ASK, paga mesatare neto në Kosovë në vitin 2020 ishte 416 euro, me rënie prej 3.3 përqind krahas vitit paraprak.

Kjo sipas GAP erdhi si pasojë e rënies së aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020, si dhe ndjeshmërisë së sektorit privat ndaj aktivitetit ekonomik.

Në aspekt sektorial, paga mesatare neto më e lartë ishte në sektorin e ndërmarrjeve publike, në vlerë prej 680 euro, e përcjellur nga paga mesatare neto në sektorin publik në vlerë prej 552 euro, si dhe nga ajo e sektorit privat në vlerë prej 342 euro.

Mesatarisht, gjatë periudhës 2013–2020, norma mesatare e rritjes së pagave neto për të gjithë sektorët ishte 2.3 përqind.16.

Në anën tjetër, paga minimale gjatë një periudhe disa vjeçare ka qëndruar në nivel të njejtë.

Sipas të dhënave nga ASK, paga minimale në Kosovë është 130 Euro për grupmoshën deri në 35 vjeç, dhe 170 Euro për grupmoshën mbi 35 vjeç.

Për të krahasuar rritjen e pagave me atë të çmimeve përgjatë viteve, meqenëse të dhënat për pagat në ASK janë të publikuara nga viti 2012, ky vit ështe përdorur si vit bazë për këtë analizë.

Andaj, disa nga rekomandimet e mundshme për zbutjen e efektit të rritjes së çmimeve janë: rritja e pagës minimale, rritja e pagesave për përfituesit e skemave sociale, dhe intensifikimi i monitorimit të tregjeve për ‘marrëveshjet e fshehura’ nga ana e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)