28 Janar 2021

Reçica u njeh stazhin e punës së punonjësve të dëbuar nga regjimi serb

Prishtinë, 4 dhjetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica,  ka takuar sot Sindikatën e ish Policëve të Kosovës të viteve 90-ta, në krye me z. Fatmir Tashollin, për të diskutuar lidhur me njohjen e stazhit të punës së punonjësve të dëbuar me dhunë nga puna nga regjimi serb i asaj kohe.

Ministri Reçica i njoftoi Sindikalistët se Ministria e Punë dhe Mirëqenies Sociale tashmë ka proceduar për miratim në qeveri Projektligjin për Plotësim-ndryshimin e Ligjit 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti dhe është në diskutime me Zyrën e Kryeministrit për të shtyrë para këtë projektligj.

Ministri Reçica siguroi sindikalistët se është duke bërë përpjekje të mëdha që ky projektligj të miratohet në Qeveri këtë vit, me ç’rast do të eliminohej një padrejtësi e madhe që iu është bërë kësaj kategorie të shoqërisë me vite të tëra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- KDI organizon konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International. (Zyret e KDI-së, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak - hebre Norbert Jokl. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit-Filologjisë në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:00)

- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, viziton stadiumin e Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”, në Gjakovë. (Stadiumi i Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”, ora 15:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj merrë pjesë në takimin në mbështetje të nominuarëve për deputet në Skenderaj. (Lokali 'Te Mixha' në fshatin - Polac, Skënderaj, ora 16:30)