26 Tetor 2020

Reçica shprehë gatishmërinë e MPMS-së për të drejtat e pensionistëve

Prishtinë, 28 shtator - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka pritur sot në takim përfaqësues të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të prirë nga Shaban Kajtazi, me të cilët ka diskutuar lidhur me angazhimet e MPMS-së për jetësimin sa më parë të kërkesave të pensionistëve.

Në ketë takim, ministri Reçica theksoi se ka dëgjuar nga afër shqetësimet e arsyeshme të tyre rreth vonesave të paarsyeshme nga institucionet tona përkatëse, si dhe mungesës së vullnetit politik për miratimin e nismave ligjore që e përmirësojnë dukshëm mirëqenien e pensionistëve.

“Përfaqësueseve të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, i shpreha vendosmërinë dhe përkushtimin tim për miratimin sa më parë të të gjitha akteve ligjore të cilat ndikojnë në mirëqenien e të gjithë qytetarëve, veçmas plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Shtetit, që i hap rrugë  njohjes së stazhit të punës për punonjësit e larguar me dhunë gjatë viteve të 90-ta nga pushteti serb”, theksoi ministri Reçica.

Në fund të këtij takimi, Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ministri Reçica i ka shprehur gjithë gatishmërinë e tij dhe të MPMS-së, dhe se në asnjë moment nuk do të lejojnë që të nëpërkëmben të drejtat e kësaj kategorie shoqërore shumë të respektuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2020  - Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-Zëvendës Drejtorin Menaxhues në AKM, Ahmet Shala. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, organizon ceremonin e lëshimit te vulës apostile dhe verifikuese edhe në Komunën e Pejës në të cilën do të jetë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu. (Qendra për Pajisje me Dokumente në  Komunën e Pejës, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës njoftohet me dëshmitë e dëshmitarëve të ekipesë vullnetare në Qendrën Karantinë në Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit, lidhur me rastin e T.L. i akuzuar për veprën penale Vrasje e rëndë dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll  ose posedim të paautorizuar të armëve. (Gjykata Themelore në Ferizaj, kati I-rë, salla nr.2, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton nesër Komunën e Gjilanit. (Teatri i Gjilanit, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- nëtarin e Bordit të AKM-së, përfaqësues i sindikatave të punëtorëve. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës njoftohet me dëshmitë e dëshmitarëve Vlora Hasimja, Mjeke nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Lume Sopjani, Infermiere, QKMF. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:30)