23 Janar 2021

Reçica: Askush nuk do të mbetet pa shërbime sociale

Prishtinë, më 26 nëntor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim znj. Valbona Çitaku, nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Viktimave nga Dhuna, njëherit drejtoreshë e Strehimores së fëmijëve “Shpresa dhe Shtëpitë e fëmijëve” dhe znj. Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve- KOMF.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me angazhimin dhe punën e jashtëzakonshme që strehimorët në Kosovë kanë bërë në vazhdimësi, veçmas në këtë periudhë të vështirë pandemike, duke dhënë në çdo moment shërbime për fëmijët në nevojë.

Ministri Reçica ka thënë se, është fakt që situata e ballafaqimit me covid-19 e ka rënduar funksionimin e mirëfilltë të mekanizmave që ofrojnë shërbime sociale, por pavarësisht kësaj, unë jam tejet i përkushtuar për t’i mbështetur dhe për të gjetur një zgjidhje afatgjate të financimit për ofruesit shërbimeve sociale.

“Si ministër i MPMS, vazhdimisht kam bërë thirrje që çështja e financimit të rregullt të të gjithë atyre që ofrojnë shërbime sociale për fëmijët të rregullohet përmes Grantit Specifik për Shërbimet Sociale, mirëpo edhe në mungesë të kësaj, ne vazhdimisht kemi mbështetur financiarisht këto strehimore, për aq sa kemi pasur mundësi ligjore dhe financiare, ka thënë ministri i MPMS, Skender Reçica.

Gjithashtu, ministri Reçica, ka siguruar se askush nuk do të mbetet pa shërbime sociale për shkak të mungesës së përkushtimit tim, si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Dhjetor 2020 - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp. (Zyrët e sindikatës në objektin e ish Germisë, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e parë për media, në të cilën do të shpaloset plani i DnV-së për misionin vëzhgues të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021. (Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)   

- Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve mban konferencë për media lidhur me pakënaqësitë e Shoqatës me mos përmbushjen e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë dhe mos përfshrirjen e tyre në pakon e rimëkëmbjes ekonomike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)  

- Federata e Karatesë e Kosovës, ndan çmimin “Karateisti më i Madh Mbarëshqiptar - Enver Idrizi”. (Swiss Diamond Hotel, ora 12:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 16:30)