16 Prill 2024

Ratifikohen marrëveshjet për sigurime sociale me Zvicrën dhe Belgjikën

Prishtinë, 18 tetor - Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot votuan ratifikimin e dy marrëveshjeve në fushën e sigurimeve sociale, ajo me Konfederatën e Zvicrës dhe Mbretërinë e Belgjikës, gjë që mundëson që shumë shpejt, qytetarët tanë që kanë punuar në këto shtete, të nisin t’i gëzojnë pensionet kontributpaguese, pensionin bazik të moshës, pensionet familjare dhe invalidore të punës.

Pas ratifikimit të këtyre marrëveshjeve nga ana e deputetëve, ministri Reçica përgëzoi qytetarët që do të përfitojnë nga këto marrëveshje të rëndësishme.

Marrëveshjet e ratifikuara sot u mundësojnë gjithashtu qytetarëve kosovarë të cilët kanë punuar në Zvicër apo Belgjikë, që pas arritjes së moshës së pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë si dhe do t’ju mundësohet e drejta për t’i bashkuar periudhat e kontributeve në mënyrë që të realizojnë pensionin, në rastet kur nuk është e mundur që të plotësojnë kushtet ligjore për pensionim qoftë në Kosovë, apo Zvicër ose Belgjikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)