27 Shtator 2022

Qeveria prezanton projektet që do të financohen përmes IPA 2022

Prishtinë, 28 prill - Sot u mbajt takimi kryesor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe delegacionit të nivelit të lartë nga Komisioni Evropian, në kuadër të misionit për programimin e IPA 2023 dhe hapat e parë rreth investimeve nga WBIF.

Delegacioni i Qeverisë u kryesua nga Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa delegacioni nga Komisioni Evropian u përfaqësua nga Vassilis Maragos, Shef i Njësisë për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën dhe Holger Schroeder, Shef i Njësisë për Programet Rajonale dhe Planin e Investimeve Ekonomike (EIP), në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.

Në takim u prezantuan projektet e përgatitura nga ana e institucioneve vendore, të cilat do të financohen përmes IPA 2023, me theks në maturitetin e tyre si dhe qasjen sektoriale.

Këto projekte do të përfshihen në IPA 2023 dhe do t’i përkasin fushave dhe sektorëve të ndryshëm si sundimi i ligjit, punësimi, administrata publike, digjitalizimi i qeverisjes, mbrojtja e mjedisit përmes ndërtimit të deponisë për mbetjet e rrezikshme dhe projektit NATURA 2000, investimet në infrastrukturë për rrjetin e transmisionit elektrik dhe energjinë e ripërtëritshme, arsimi me theks në digjitalizim, edukimin në fëmijërinë e hershme, projekti për ndërtimin e sallës koncertale dhe punësimi përmes skemës për garanci të të rinjve në VET (sistemin dual shkollor).

KE përshëndeti përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të prezantuar projekte të ndërlidhura me prioritetet e Integrimit Evropian, me tranzicionin Energjetik dhe Mjedisor, në përputhje me dokumentet strategjike të BE-së për rajonin si dhe projekte relevante për vitin 2023 e tutje.

Takimi u shfrytëzua edhe për informimin rreth mundësive për përfitim nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) duke përfshirë garancitë bankare dhe zhvillimin e sektorit privat dhe koordinimin e veprimeve në nivel bilateral mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë projektet shtesë të cilat do të paraqiten për financim nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor gjatë muajit qershor, si dhe do të përfshihet në programimin e projekteve të tjera të përkrahura nga programet rajonale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022  - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)