24 Shtator 2020

Qeveria ndan mjete financiare për rimëkëmbjen ekonomike

Prishtinë, 7 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhje korresponduese, të 21-tën me radhë, në të cilën ka miratuar vendimet për ndarje të mjeteve me qëllim të përmbushjes së obligimeve që dalin nga masat për rimëkëmbjen ekonomike të shkaktuar nga pasojat e pandemisë COVID-19.

Pas shqyrtimit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për ndarjen e mjeteve financiare për rimëkëmbje ekonomike në shumë prej dyzet e katër milionë e shtatëqind mijë e një qind e pesëdhjetë e dy euro (44,700,152.00 €).

Mjetet e ndara kanë për qëllim të rimbursimit të shpenzimeve nga ekzekutimi i masave: Nr. 1.1, Nr. 1.2, Nr. 1.3, Nr. 1.4, Nr. 1.7, Nr. 1.8, Nr. 1.14 dhe Nr. 1.15, sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 30 mars 2020 për aprovimin e Pakos Emergjente Fiskale.

Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar propozimin e Ministrisë se Financave për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej pesëdhjetë milionë e pesëqind mijë euro (50,500,000.00 €), me qëllim të vazhdimit të ekzekutimit të masave: Nr. 1.3, Nr. 1.7, Nr. 1.8, Nr. 1.14 dhe Nr. 1.15, sipas Vendimit Nr. 01/19 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)