29 Mars 2024

Qeveria Kosovës ka miratuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2020

Prishtinë, 10 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e zhvilluar sot ka miratuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2020. Projektligji parasheh një total të të hyrave në shumën prej 2 miliardë e 20 milionë, që shënon një rritje prej rreth 7 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe një total të shpenzimeve prej 2 miliardë e 357 milionë eurove.

Parashikimet për rritjen ekonomike janë në 4.2 për qind, ndërsa inflacioni prej 1.3 për qind, kurse deficiti buxhetor paraqet 2.0 për qind të bruto produktit nacional.

Dy vendime të miratuara nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme adresojnë dinamizmin e realizimit të projektit të ndërtimit të rrugës nacionale Prishtinë – Mitrovicë.

Vendimi i parë ka anuluar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 11 dhjetor të viti 2013, ndërsa vendimi tjetër ka miratuar shqyrtimin e mëtejmë të shpronësimeve të pronave publike nga ndërtimi i kësaj rruge në segmentin Gojbulë-Smrekovnicë.

Qeveria ka miratuar Planin për gatishmëri dhe reagim kundër Corona virusit. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës është rekomanduar për Qeverinë e Republikës së Kosovës që të ngritët niveli i gatishmërisë dhe ka aprovuar Planin për gatishmëri dhe reagim kundër Corona virusit së bashku me Planin e veprimit.

Vendimi obligon Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe institucionet tjera relevante, të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij plani. Kostoja e këtij plani kap shifrën mbi 10 milionë euro.

Kabineti qeveritar ka konstatuar se kërcënimet nga shtrirja e këtij virusi në vendin tonë janë rritur për shkak të shtrirjes së tij në vendet fqinje, por që në situatën tonë aktuale nuk ka vend për kurrfarë paniku se të gjitha rastet e testuara deri tani te ne kanë rezultuar negative.

Me vendimin e miratuar sot nga Qeveria e Kosovës është ri themeluar Komiteti Drejtues i Projektit të Asistencës Teknike “Ener­gjia nga Li­njiti”. Anëtarë të këtij komiteti me të drejtë vote janë emëruar:

1.1.          Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, kryesuese;

1.2.          Besnik Bislimi, ministër i Financave dhe Transfereve, anëtar;

1.3.          Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, anëtar;

1.4.          Emilija Rexhepi, ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar, dhe

1.5.          Ivan Milojeviq, ministër i Zhvillimit Rajonal, anëtar.

Me vendimin e miratuar sot janë emëruar edhe anëtarët vëzhgues të Komitetit Drejtues nga Zyra e Rregullatorit për Energji; Korporatës Energjetike të Kosovës; dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Komiteti Drejtues do të marrë vendime në emër të Qeverisë së Republikës së Ko­so­vës për çështje që kanë të bëjnë me projektin e termocentralit “Kosova e Re”.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe vendimin me të cilin i kërkohet Agjencisë Kosovare të Privatizimit që të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat e paluajtshme nga “Lista e Aseteve për Qira­dhënie – me karakter specifik – e azhurnuar”, e shpallur më 5 mars 2020.

Vendimi është marrë në përputhje me Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe duke marrë parasysh Programin e Qeverisë 2020–2023, që parasheh politika për administrimin afatgjatë të pronës publike dhe shoqërore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)