19 Prill 2024

Qeveria gjermane përgatit një paketë gjigante kursimesh

Berlin, 7 qershor - Bashkimi kristiandemokrat-kristiansocial dhe Partia Liberale duan të fillojnë një ndryshim rrënjësor kursi në politikën buxhetore me anë të kursimeve drastike.

Gjatë takimit dyditor të kabinetit për buxhetin kancelarja Angela Merkel dhe ministri i jashtëm Guido Westerwelle filluan t\'i përgatisnin gjermanët për kursimet të mëdha për vite me radhë.

Sipas informacioneve të medieve, që përputhen me njëra-tjetrën, do të ketë shkurtime në ndihmat sociale dhe në mbështetjen e familjeve.

Në katalogun e kursimeve, që do të miratohet përfundimisht të hënën, bën pjesë edhe ulja e numrit të të punësuarve në autoritetet dhe ministritë federale deri në vitin 2014 me të paktën 10.000.

Partia Socialdemokrate paralajmëroi rezistencë të ashpër kundër kursimeve sociale. Edhe kryetari i Të Gjelbërve Cem Özdemir kritikoi faktin, se do të kursehet para së gjithash në sektorin social.

Kryetarja e Partisë së Majtë Gesine Lötsch tha, se fillimisht duhet të prezantoheshin „rritje taksash për shkaktarët e krizave dhe për përfituesit prej tyre“.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave Gjermane (DGB) Michael Sommer e kërcënoi qeverinë konservatoro-liberale me një valë protestash nëpër firma.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)