19 Prill 2024

Qeveria gjatë vitit 2019 ka shpenzuar 2 miliardë e 151 milionë euro

Prishtinë, 1 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Llogaritë Qeveritare të Kosovës” për vitin 2019. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2019 ishin 2 220.9 milionë Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 64% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura, pasuri, etj. 13%; dhe pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në vitin 2019, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme sipas ASK-se ishte 2 151.6 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet me pjesëmarrje 29%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 25%; formimi i bruto kapitalit fiks me pjesëmarrje 23%; konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 12%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)