14 Dhjetor 2018

Qeveria e përkushtuar për riorientimn e ekonomisë drejtë ekonomisë digjitale

Prishtinë,  12 tetor - Në ditën e dytë të Konferencës Ndërkombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi DIGITAKS, organizuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë kanë marrë pjesë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, Komisionerja e BE-së për Ekonomi Dixhitale dhe Shoqëri të Informacionit znj. Mariya Gabriel, Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Senida Mesi, ministra të vendeve të rajonit, ministra të Qeverisë së Kosovës, deputetë të Parlamentit të Kosovës, ambasador të akredituar në Kosovë, inovatorë dhe ndërmarrës nga Kosova dhe rajoni.

Në hapje të ditës së dytë të Konferencës ministri Besim Beqaj ka shprehur mirëseardhje për pjesëmarrësit dhe mysafirët duke theksuar se Konferenca është e para e këtij lloi në Kosovë që do të bëhet konferencë vjetore. Z. Beqaj tha se qëllimi i Konferencës DIGITALKS është ndërtimi i një dialogu të vazhdueshëm mes ekonomive tona, për të garantuar zhvillim të përbashkët dhe shkëmbim të përvojave.

“Përkushtimi i politikave strategjike Qeverisë së Republikës së Kosovës është riorientimi i ekonomisë, drejtë ekonomisë digjitale, ku vendet konkurrojnë mes vete me burime njerëzore adekuate, ekonomi të bazuar në dije dhe teknologji të reja”, theksoi ministri Beqaj.

Në fjalën e tij para pjesëmarrësve në Konferencën DIGITALKS, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka shprehur përkrahjen e tij për Ministrinë e Inovacionit dhe ministrin Beqaj, duke theksuar së edhe qëllimin e themelimit të kësaj ministrie.

“Teknologjia informative sot është parametri themelor që përcakton nivelin e zhvillimit ekonomik të një vendi dhe ne duhet të jemi të përgatitur që të kapim ritmet e zhvillimeve që po ndodhin në këtë sektor. Ne kemi popullatën më të re në Evropë, por ky fakt vetvetiu nuk nënkupton zhvillim. Duhet ta aftësojmë, ta përgatisim këtë popullatë të re, për të qenë pjesë aktive e trendeve bashkëkohore të zhvillimit ekonomik”, tha z.Veseli.

Fjalë përshendetëse para të pranishmëve ka mbajtur edhe Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj i cili ka theksura rëndësinë që ka përkrahja e inovacionit dhe ndërmarrësisë për Qeverinë e Kosovës.

Komisionerja e BE-së Mariya Gabriel në paraqitjen e saj ka folur për rëndësinë e përfshirjes së Kosovës dhe vendeve të rajonit në Agjendën Digjitale të Bashkimit Evropian. Znj. Gabriel ka theksuar se BE-ja dhe Ballkani kanë të ardhem të përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2018 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00) 

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet turneu kundër Korrupsion “Kosova Open 2018”. (Kino “Armata”,  ora 10:00)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës organizojnë tryezën "Roli i medias dhe shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Instituti D4D organizon hapjen zyrtare të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”. (Restorant Tartine Deli, Prishtinë, ora 10:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet tryeza me temë "Lufta Kundër Korrupsionit në Ballkan. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Let's Do It organizon aksion pastrimi në Plemetin të Obiliqt në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën". (Plemetin, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Qendra Tregtare "Plus Center “ organizon hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?. (Objekti i Qendrës Tregtare "Plus Center“ ne Ferizaj, ora 12:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë ngjarjen përmbyllëse të “Javës Kundër Korrupsionit 2018”, ku do të jenë prezent Ambasadorët e Shteteve Anëtare të QUINT, BE dhe Koalicioni i OJQ-ve. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 15:00)

- Fondi për të Drejten Humanitare organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti Panda”. (Qendra e Dokumentimit në bibliotekën Hivzi Sulejmani, rruga “Sadik Bekteshi” nr 16, ora 16:30)

- Federata Kosovare e Atletikës organizon manifestimin sportiv të atletikës "Laureatët e vitit – Gala Athletics2018”. (Miracle Beni Dona, Zona Industriale, ora 18:30)

- Shfaqet drama jokonvencionale e Mark Ravenhill lidhur me dy vëllezër identikë të cilët ritakohen pasi që janë rritur ndarazi më Gjermaninë lindore dhe perëndimore. (Ambienti i fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, rruga e Muzeu Etnologjik, ora 20:00)