28 Mars 2024

Qeveria do të përkujdeset për stabilitetin financiar të vendit

Prishtinë, 20 shkurt - Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka pritur sot një ekip të FMN-së të udhëhequr nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit të FMN-së për Kosovën.

Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri i parë Hoti informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi zhvillimet ekonomike dhe politike në vend.

Po ashtu, temë bisede ishin edhe çështjet fiskale dhe përgatitjet e vazhdueshme për buxhetin e vitit 2020. Zëvendëskryeministri Hoti siguroi  Di Bella se Qeveria do të përkujdeset për stabilitetin financiar të vendit.

Nga ana e tij, z. Di Bella  përgëzoi z. Hoti për emërimin e tij si Zëvendëskryeministër, diskutoi punën e përbashkët në vijim, si dhe vlerësoi bashkëpunimin e madh mes Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)