28 Mars 2024

Qeveria do të angazhohet me përgjegjësi në projektet e Komunave

Lipjan, 20 korrik - “Në Lipjan shihet një vonesë e Qeverisë nacionale në përcjelljen e projekteve të cilat kanë qenë të buxhetuara, të dakorduara. Janë disa tema që kanë rëndësi jetike për jetën e qytetarëve. Dhe bashkërisht po mundohemi me ecë, me i përcjellë këto tema”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi vizitoi Komunën e Lipjanit, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmeti, si dhe me drejtorë të drejtorive komunale.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria nacionale duhet të marrë më me përgjegjësi dhe me një angazhim më të madh obligimet, që kjo komunë, por edhe të gjitha komunat tjera kanë, problemet me të cilat ballafaqohen, të zgjidhen sa më shpejtë dhe kështu të ecet përpara.

Kryeministri Haradinaj tha se nga kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti u njoftua për investimet që do t’i nevojiteshin shumë kësaj komune, siç janë, përmirësimi në infrastrukturë, si rrugore, sportive, atë të ujërave të zeza dhe u zotua që këto çështje të përcillen me vëmendje, përmes koordinatorit nacional, Besnik Tahiri, që përveç reformës në administratë, ka marrë përsipër edhe komunikimin me komunat.

Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se me kryeministrin u bisedua për proceset me të cilat menaxhon dhe administron kjo komunë, për projektet kapitale dhe për problemet të tjera me të cilat ballafaqohet ajo.

Pas këtij takimi, kryeministri Haradinaj vizitoi edhe stadiumin e qytetit dhe qendrën sportive dhe arsimore, rreth rrotullimin Lipjan – Janjevë si dhe qytezën e Janjevës, ku u takua me banorët e saj, me të cilët diskutoi për shumë çështje me të cilat ballafaqohen ata, por edhe vizitoi objektet fetare të këtij vendi.

Vizita e Kryeministrit Ramush Haradinaj në Komunën e Lipjanit, po bëhet në kuadër të vizitave të planifikuara, me qëllim të vendosjes së një bashkëpunimi më të mirë me nivelit qëndror dhe atij lokal, me qëllimin e vetëm, zhvillimin ekonomik të Komunave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)