19 Prill 2024

Qeveria dhe USAID ndihmojn zhvillimin e kulturës në Novobërdë

Prishtinë, 26 korrik - Në fshatin Zebincë të komunës së Novobërdës, sot u përurua  solemnisht  objekti  i Qendrës së Kulturës, projekt ky i iniciuar dhe financuar nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrë të Kryeministrit dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Investimi në vlerë prej  90,071 euro, është një bashkëfinancim i të dy palëve, ndërsa kontributi financiar i ZÇK-së konform marrëveshjes së bashkëpunimit është 80,064 euro.

Ky objekt kulturor ka një hapësirë prej 200 metra katrorë dhe posedon një sallë për aktivitete, zhveshtore dhe zyra administrative. Projekti parashikon zhvillimin  dhe promovimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve, në veçanti të rinjve, si pikë kyçe për organizimin  manifestimeve të ndryshme kulturore. 

Në ceremoni zyrtare përveç drejtorit të ZÇK-së, Srdjan Sentic, ishin të pranishëm edhe personalitete të njohura  nga USAID, znj. Azza El Abd, zëvendësshefe e misionit të USAID në Kosovë, z. Matthew Pietz, drejtor i programit të AED –së ‘Nisma e Ndryshimeve Pozitive’, kryetari i komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri ,si  dhe zyrtarë tjerë të lartë nga USAID dhe nga komuna e Novobërdës.

Këto tri vite, Qeveria e Kosovës ka shumëfishuar investimet në komunën e Novobërdës, përmes investimit me projekte të ndryshme të ndërtimit të infrastrukturës, edukimit dhe promovimit të kulturës, ashtu sikurse është e përkushtuar të ndihmojë edhe komunat tjera, në mënyrë që të ndihmojë fuqimisht ofrimin e shërbimeve efikase dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, për të gjitha komunitetet në Kosovë. 

Në fjalimin e tij, z. Sentic  vlerësoi se komuna e Novobërdës është një shembull i shkëlqyer i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme, duke theksuar kështu se Qeveria e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar për të ndërtuar një Kosovë multietnike dhe demokratike, ku respektohen liritë dhe  të drejtat e qytetarëve pa dallim etnie.

“Komuna e Novobërdës është simbol i  dialogut dhe tolerancës multietnike. Qeveria e Kosovës dhe USAID-i si rrjedhojë e bashkëpunimit  shumë të mirë edhe me komunitetin vendas, kanë realizuar një sërë projektesh që ndihmojnë përmirësimin e kushteve të jetesës. Prandaj, edhe ky projekt është vazhdimësi e investimeve dhe synon promovimin e kulturës së qytetarëve të kësaj komune”, tha Sentic, këshilltar i lartë i kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Ndërsa, znj. El Abd duke falënderuar Zyrën e Kryeministrit për investim në ndërtimin e këtij objekti kulturor, theksoi se kjo tregon përkushtimin e plotë  të Qeverisë së Kosovës për integritetin e pushtetit lokal.

“Kjo qendër do të shërbejë si fokus për shfaqje kulturore dhe ngjarje sociale që do të ruajnë identitetin e të gjithë qytetarëve të Novobërdës”, tha znj. El Abd. Ajo në vazhdim të fjalimit të saj tha se “ ky investim është angazhim i Qeverisë së Kosovës që forcon demokracinë dhe sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët dhe paraqet përkushtimin e pranimit të karakterit multietnik të këtij vendi të ri”.

Ndërkaq, kryetari i komunë së Novobërdës, z. Ymeri duke falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe USAID-in , theksoi se “ këto treva të populluara me qytetarë serbë njihen për traditë në aktivitete kulturore, por fatkeqësisht nuk ka pasur ndonjë objekt të mirëfilltë ku do t’i zhvillonin këto, prandaj që nga sot kjo nuk do t’ju mungojë” , duke theksuar se me përkushtimin e komunës që ai drejton, do të ndihmojë krijimin e një shoqërie kulturoro-artistike të suksesshme që do ta prezantojë edhe Komunën e Novobërdës në manifestime të ndryshme.

Përveç tjerash, gjatë kësaj ceremonie, USAID-i  si donacion i dhuroi Komunës së Novobërdës çelësat e një kamioni për mbeturina që t’u shërbejë në mirëmbajtjen e ambientit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)