24 Prill 2024

Qevera merr vendim për rritjen e pagave për sektorin publik

Prishtinë, 6 janar - Qeveria e Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, në mbledhja e parë për vitin 2011, ka marrë vendim për rritjen e pagave për sektorin publik në Kosovë.

Duke filluar nga 1 janari mësimdhënësit parauniversitar dhe familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës do të marrin pagë në ngritje prej 50 për qind, Policia e Kosovës 40 për qind, shërbyesit civil 30 për qind, zyrtarët doganorë 30 për qind, punëtorët shëndetësorë 30 për qind dhe zjarrfikësit 30 për qind. Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi tha se edhe minatorët do të kanë ngritje pagash në bazë të një memorandumi të nënshkruar më herët në mes tyre.

Kryeministri në detyrë Thaçi po ashtu ka premtuar se do të ketë rritje pagash edhe për sektorin e drejtësisë dhe rritje pensionesh menjëherë pasi të miratohet ligji për këtë sektor. Kreu i qeverisë Thaçi tha se këto asnjëherë nuk kishin qenë premtime elektorale.

 “Sot me kënaqësinë më të madhe dhe përgjegjësinë më të lartë shtetërore paraqes për aprovim propozim-vendimin për rritjen e pagave në sektorin publik të Kosovës. Me këtë vendim të gjithë të punësuarit në këta sektorë në fund të muajit janar në llogaritë bankare do t’i kenë pagat me rritje. Kjo do të thotë se një stimulim shtesë për punën që bëjnë arsimtarët, mjekët, punëtorët... policët, zjarrfikësit, shërbyesit civilë. E di se ka pasur dyshime apo mosbesime nga më të ndryshmet rreth zotimeve të mia para të gjithë qytetarëve të venit" theksoi Thaçi.
 
Në vazhdim Qeveria ka miratuar vendimin për rritjen e pagave në këto sektore.

1.     Për mësimdhënësit parauniversitar 50 për qind mbi pagën bazë.

2.     Pas hyrjes në fuqi të ligjit për vlerat e luftës… nga janari pagat për 50 për qind për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës

3.     Për Policinë e Kosovës 40 për qind mbi pagën bazë duke përjashtuar shtesat jashtë pagës bazë.

4.     Shërbyesit civilë 30 për qind mbi pagën bazë duke përjashtuar shtesat jashtë pagës bazë.

5.     Oficerët doganorë dhe personelin e ATK-së 30 për qind.

6.     Sektorin shëndetësor 30 për qind mbi pagën bazë.

7.     Zjarrfikësit 30 për qind mbi pagën bazë.

8.     Pensionet për minatorët sipas memorandumit të mirëkuptimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)