09 Dhjetor 2019

Qendra për Shërbim të Tatimpaguesve në funksion të rritjes së përmbushjes vullnetare

Prishtinë, 15 nëntor - Shërbime profesionale, efikase dhe transparente për tatimpaguesit, janë ndër prioritete kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës.

Qendra për Shërbim të Tatimpaguesve funksionon në të gjitha drejtoritë rajonale të ATK-së, e cila brenda strukturës se vetë përbëhet nga tri njësi organizative, atë  të shërbimeve të drejtpërdrejta për tatimpaguesit, këshilltarëve tatimorë, si dhe zyrtarët e kontributeve pensionale.

Qëllimi dhe fushëveprimi kësaj qendre është krijimi dhe menaxhimi i politikave, si dhe strategjive për ofrimin e shërbimeve sa më kualitative, në kohë dhe me saktësi për tatimpaguesit.

Qendra për Shërbim të Tatimpaguesve në Prishtinë vetëm gjatë periudhës Janar – Tetor  2019 ka realizuar 73,014 aktivitete,  përfshi këtu kërkesa për numër fiskal, regjistrim në TVSh, kërkesa për regjistrim në TAP dhe TAK, kërkesa për vërtetime tatimore, kërkesa për pajisje fiskale, kërkesa për marrëveshje për pagesë, këshilla ligjore, etj.

ATK çdoherë punon në edukimin e tatimpaguesve, rreth ligjeve dhe procedurave tatimore, në mënyrë që tatimpaguesit të informohen në kohë për obligimet që kanë, si rezultat i aktiviteteve që zhvillojnë.

Komunikimi i ATK-së më tatimpaguesit zhvillohet në mënyra të ndryshme, duke filluar nga materialet informuese, seminaret e rregullta, takimet të ndryshme, kontaktimi nga Qendra e Thirrjeve, dhe shumë mënyra të tjera, përmes të cilave konsiderojmë se informacionet  nga ATK janë më afërt tatimpaguesve.

ATK në vazhdimësi është e përkushtuar që t’i përmirësoj shërbimet ndaj tatimpaguesve, në mënyrë që t’ju bëjë më të lehtë deklarimin dhe pagesën e tatimeve!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2019

- Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, QBPZH me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe Ambasadës Amerikane organizon diskutimin e tryezës së rrumbullakët, në shenjë të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin Aktiviteti për Drejtësi Komerciale të USAID, prezantojn te gjeturat e një studim të ri rreth Perceptimit të Korrupsionit sipas Bizneseve. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion 2019  mban konferencë për media për të publikuar Kalendarin e Aktiviteteve të JKK 2019 ku edhe do përqoj disa mesazhe kryesore për temat të cilat do diskutohen gjatë këtyre pesë ditëve. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi Komunali Gjilanit mban seancën e jashtezakonshme më pikënn e vetme te rendit të ditës është 'Diskutimi rreth lokaciont të ardhshëm të varrezave të qytetit'.(Objekti i Kuvendit Komunal te Gjilanit, ora 10:00)

- Universiteti i “Kadri Zeka” në Gjilan nënshkruan marrëveshje me  Agjencin Ekzekutive te Komisionit Evropian, për projektin milionësh në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices. (Ambientet e Rektoratit, ora 10:30)

- Save the Childreb bën lansimin i instrumenteve për vlerësimin pedagogjik  të fëmijëve në Kosovë. (Qëndra Burimore Përparimi afër Don Bosko, ora 10:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizojnë ekspozitën dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën për fotografinë më të mirë kundër korrupsionit 2019. (Parku Arkeologjik, përballë Muzeut Kombëtar, ora 11:00)

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, do të bën promovimin e librit "Turizmi Ndërkombëtarë", nga Prof. As. Dr. Hysen Sogojeva. (Universiteti i Ferizatj, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon një tryezë me temë “Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve - Sfidat e zbatimit në praktikë”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit do të shënojë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, duke ndarë shpërblimin për storjen më të mirë gazetareske kundër korrupsionit për vitin 2019. (Kino Armata, ora 18:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe “Betimi për Drejtësi” shfaqin premierën e dokumentarit “Sinjalizuesit e korrupsionit”. (Hotelin Sirius, ora 19:45)