29 Mars 2024

Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve me shërbime të shpejta dhe profesionale

Prishtinë, 20 tetor - Administrata Tatimore e Kosovës ka theksuar se përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore, ofrimi i shërbimeve profesionale, transparente dhe efikase ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër qëllimet kryesore të Administratës, në raport me  tatimpaguesit.

Këtë sipas ATK-së e dëshmon edhe Qendra për Shërbim të Tatimpaguesve në Prishtinë, e cila i këshillon dhe shërben rreth 40 mijë tatimpagues në tërë regjionin e Prishtinës.

Kjo qendër e cila ka pesë vite që është rinovuar, duke u transformuar në një qendër moderne, nga e cila ofrohen shërbime profesionale dhe efikase, pa pasur nevojë për të pritur në radhë të gjata. Tatimpaguesit e kanë shumë të lehët të marrin një shërbim në QSHET, pasi që në këtë vend është i instaluar një sistem i avancuar për menaxhimin e radhës.

Kësaj qendre gjatë këtij viti i është shtuar edhe një sportel, i cili do të jetë në dispozicion vetëm për tatimpaguesit e mëdhenj.

Në QSHT tatimpaguesit mund të marrin shërbime tatimore, pensionale, këshilla tatimore, tërheqjen e listës së pagave, tërheqjen e certifikatës së TVSh-së, tërheqjen e certifikatës fiskale, si dhe shërbimet për tatimpaguesit e mëdhenj.

Administrata Tatimore e Kosovës, si objektiv primar ka trajtimin e të gjitha kërkesave të tatimpaguesve, duke u mbështetur në Legjislacionin Tatimor në fuqi!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)