18 Tetor 2021

Qeeria i jep statusin e Investitorit Strategjik “Kosmonte Foods”

Prishtinë,  22 shtator - Në mbledhjen e sotme Qeveria e Repulikës së Kosovës ka miratuar vendimin për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit të Investitorit Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”.  

Me vendimin e miratuar nga Qeveria është bërë shfuqizimi i akteve sipas paragrafit 2. të vendimit të Programit për eliminimin e barrierave tregtare sipas neneve 34-36 të Traktatit mbi Funksionimin e BE-së.

Ky program ka obliguar ministritë dhe agjencitë respektive që të bëjnë shqyrtimin e legjislacionit teknik dhe jo-teknik kombëtar të pa-harmonizuar i cili mund të përmbajë “masa me efekt ekuivalent” të cilat paraqesin barriera të pajustifikueshme në tregti dhe eliminimin e këtyre barrierave përmes masave gjegjëse korrigjuese.

Me vendim të Qeverisë, siç e parasheh edhe Strategjia Kombëtare kundër trafikimit me njerëz, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është emëruar Koordinator Kombëtar kundër trafikimit me njerëz.

U miratua edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vlerës së shpenzimeve të transportit detar dhe kontejnerëve në shtojcën 2. të Udhëzimit Administrativ Nr.06/2015 për përcaktimin e kostos së shpenzimeve të transportit të mallrave të importuara, konform listës së çmimeve të përditësuara.

Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dy milionë euro (2,000,000 €) për zbatimin e vendimit të Qeverisë Nr.13/19 të datës 14/07.2021, Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, Masa 1.5 trajnimi dhe punësimi në TI,  si vijon:

1. Një milion euro ( 1,000,000 €) për subvencionimin e bursave për studentë ndahen në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në nënprogramin Administrata Qendrore, në kategorinë e shpenzimeve subvencione dhe transfere;

2. Një milion euro ( 1,000,000 €) për aftësimin e të rinjve në fushën e TI-së ndahen në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve në nënprogramin shërbimet e aftësimit profesional, në kategorinë e shpenzimeve subvencione dhe transfere.

Po ashtu, është miratuar vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shkencës, në këtë përbërje:

1. Fetah I. Podvorica,

2. Mihone Kerolli Mustafa,

3. Ardian B. Gojani,

4. Myzafere Krasniqi-Limani,

5. Ardian Morina,

6. Zanfina Ademi,

7. Fisnik Kurshumliju,

8. Bajram Berisha,

9. Hysen Bytyqi,

10. Aliriza Arenliu,

11. Gazmend Qorraj,

12. Armend Tahirsylaj,

13. Sevdan Kervan,

14. Majlinda Bregasi,

15. Arbnora Dushi.

Miratimin e ka marrë edhe vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Kosovës ratifikimin e anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit, z. Kleman Miklaviç, me mandat pesë vjeçar.

Është miratuar edhe vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për lidhjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Komisionin Evropian për programin Horizone Europe për fitimin e statusit të asociuar për Republikën e Kosovës. Kjo marrëveshje paraqet një hap me rëndësi për vendin tonë në rrugën e integrimit evropian.

Qeveria ka miratuar dy nisma, ajo për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkëmbimin akademik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes programit Fulbright. Lidhja e këtij Memorandumi të Mirëkuptimit ka për qëllim të forcojë dhe zhvillojë më tej lidhjet midis pjesëmarrësve në procesin e zbatimit të programit të shkëmbimit akademik Fulbright në arsim, kulturë, shkencë dhe kërkime të bazuara në rrethana që konsiderohen reciprokisht të dobishme; si dhe nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë për ndihmën e ndërsjellë në rast të fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga faktori njeri.

Në fund të mbledhjes, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, u aprovua vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 55 mijë e 700 euro për Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që të mbulohet pagesa e 34 inspektorëve sanitarë. Pra, përmes këtij vendimi mbulohet kostoja për angazhimin e përkohshëm të këtyre inspektorëve që kanë të bëjnë me menaxhimin e pandemisë COVID 19.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë