26 Prill 2024

Qarkullimi i të punësuarve rregullohet me formularin e konfirmimit nga ATK

Prishtinë, 16 prill - Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINI), Rozeta Hajdari ka bërë sqarimin për shkresën nga Oda e Afarizmit të Kosovës, të titulluar “OAK: Ndalimi i qarkullimit nga një komunë në tjetrën rrezikon funksionimin e bizneseve esenciale”.

Gjatë ditës së djeshme, të gjitha shqetësimet e ngritura nga të gjitha odat ekonomike dhe shoqatat industriale, ministrja Rozeta Hajdari i ka lexuar dhe adresuar bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe vendimet e fundit, të datës 14 prill, të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë, sjellin qartësim për shqetësimet e bizneseve si në vijim: Lejohet qarkullimi i të punësuarve nga një komunë në tjetrën, përveç për zonat e shpallura nga Ministria e Shëndetësisë si vatra të përhapjes së infeksionit.

Kjo sipas MEPTINI rregullohet me formularin e konfirmimit nga ATK -sistemi EDI.

Të gjithë operatorët ekonomikë, respektivisht ndërmarrjet që janë të lejuara për të vepruar sipas NACE kodeve, vendosin se cilët nga stafi i ndërmarrjes të kenë leje mundësinë e lëvizjes për ushtrim të veprimtarisë. Kjo mundësohet me formularin e konfirmimit nga ATK- sistemi EDI.

Në vendimet e Qeverisë Kurti, nuk ekziston termi ‘funksionimi i bizneseve esenciale’, por ekziston termi “operatorët ekonomikë të lejuar të veprojnë sipas kodeve NACE’’.

Çështja e lëvizjes së lirë të stafit të sigurisë dhe depoistëve të operatorëve ekonomikë është ngritur dje te Ministria e Shëndetësisë dhe menjëherë është rregulluar.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)