20 Prill 2024

PWC: vendet E7-S brenda 10 vitesh kalojnë G7-N

Londër, 9 janar - Firma britanike e konsulencës financiare PricewaterhouseCoopers (PwC), bëri parashikimin se ekonomitë në rritje, ndër të cilat gjendet edhe Turqia, brenda 10 vitesh do të lënë pas edhe anëtaret e G7-s, të cilat janë vendet me ekonomitë më të fuqishme në botë.

Në raporti me titull "Bota në vitin 2050", PwC-ja e vendosi Turqinë brenda grupit "E7 i Ekonomive në Rritje", ku bëjnë pjesë Brazili, Kina, Rusia, India, Indonezia dhe Meksika.

Firma me seli në Londër vuri në dukje se këto vende do t'i kalojnë ato anëtare të G7-s përpara vitit 2020.

Duke krahasuar të dhënat ekonomike të E7-s me ato të vendeve G7, PwC-ja mori në konsideratë situatën ekonomike, në të cilën ndodhen këto vende, si dhe providencat për të ardhmen.

Sipas Produktit të Brendshëm Bruto (GDP) dhe Paritetit të Fuqisë Blerëse (PPP), PricewaterhouseCoopers tërheq vëmendjen se anëtaret e E7-s brenda 10 vjetëve do të arrijnë nivelin ekonomik të vendeve më të zhvilluara të botës.

Në raport gjithashtu theksohet se zhvillimi ekonomik i botës ka kaluar nga Evropa në Azi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)