19 Prill 2024

Punësimet në Maqedoni, raporti 9 me 1 për maqedonasit

Shkup, 11 shkurt - Viti 2009, viti i krizës ekonomike globale përkundër të gjitha masave anti-krizë që i kishte marrë qeveria e Maqedonisë që mos të punësojë persona të rinj në administratën shtetërore dhe institucionet tjera publike, ka bërë rreth 9 mijë punësime të reja.


Qeveria maqedonase ka hapur rreth 9 mijë vende pune të reja gjatë vitit 2009, në  një kohë kur e gjithë bota vuante krizën ekonomike globale.

Edhe pse zyrtarisht asnjë prej institucioneve përgjegjëse nuk jep të dhëna të sakta, agjencitë të cilat i rregullojnë këto çështje pohojnë se në Maqedoni janë bërë shumë punësime edhe përkundër krizës.

“Nuk ka numër të saktë, pasi secila ministri, secila ndërmarrje publike ka bërë punësime sipas nevojave të veta. Megjithatë ky numër sillet rreth 9 mijë punësime”, tha përfaqësues i agjencisë për punësime të përkohshme.

Të gjitha agjencitë kryejnë veprimtari private dhe të gjithë të punësuarit gjatë vitit 2009, përveç atyre nga Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit, janë të punësuar me kontrata në vepër.

Nga ana tjetër me shumë pompozitet u promovuan në opinionin e gjerë në Maqedoni, se janë punësuar rreth 1000 mijë shqiptarë me vendime punë, në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes ë Ohrit, por vetëm një pakicë e tyre kanë filluar të punojnë.

Kjo sjellje e qeverisë është kritikuar edhe nga Bashkimi Evropian, pasi me punësimet e përkohshme rrezikohet profesionalizimi i administratës publike dhe se institucionet mbushen me kuadër partiakë. “Patjetër qeveria të fillojë të promovojë shërbim profesional publik, kurse ministritë të përmbahen në këto rregulla”, tha Ervan Fuere.

Përveç numrit prej rreth 9 mijë të punësuarve, në vitin 2010 në Sekretariatin gjeneral të qeverisë janë ndarë edhe rreth 600 mijë euro, për punësime në vitin 2010.

Me anë të punësimeve të përkohshme ministritë arrijnë që t’i mbushin vendet e lira dhe të nevojshme, por kjo mënyrë e punësimit është në kundërshtim me ligjin për punësim në Maqedoni.

Gazeta “Lajm” ka publikua më herët raportin e revizionit shtetëror kur manipulime të tilla janë gjetur thuajse në shumë institucione shtetërore. Ishin zbuluar se janë bërë punësime të parregullta në Sekretariatin për euro-integrime, por avazi i njëjtë vazhdon edhe më tutje.

Së fundmi janë bërë ndryshime në ligjin për punësim dhe për punësime të përkohshme, sezonale dhe të përhershme duhet të shpallet konkurs dhe të kryhen të gjitha procedurat për punësim, si testimi, intervista dhe seleksionimi.

Megjithatë shumë drejtori dhe ministri duke punësuar persona me kontrata në vepër, manipulojnë me ligjin dhe arrijnë që pasi të marrin pëlqim nga ministria e financave të japin vendime pune të përhershme.

Në këtë mënyrë funksionarët maqedonas arrijnë që t’i plotësojnë vendet e tyre të zbrazëta pa bërë shumë zhurmë nëpër media se kanë bërë punësime të reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)