26 Shtator 2022

Publikohet Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit

Prishtinë, 11 maj – Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin prill 2022, viti bazë 2015=100. 

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1.5% në muajin prill 2022. 

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej  1.5% në muajin prill 2022, krahasuar me muajin mars 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.2%); mish (3.6%); qumësht, djathë dhe vezë (0.9%); vajra dhe yndyra ushqimore (15.6%); pemë (1.5%); perime (5.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (2.0%); prodhime të ndryshme ushqimore: salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (2.2%); kafe, çaj dhe kakao (0.8%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.6%); pije alkoolike (5.4%); gaz (10.8%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (2.6%); pajisje shtëpiake (2.0%); qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (1.7%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (1.3%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.7%); blerje e automjeteve (1.3%);  karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2.7%); shërbime për transport (3.9%); shërbime hoteliere (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.7 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: energji elektrike (-7.3%) (për shkak të rënies së konsumit (shpenzimeve) të energjisë elektrike në muajin prill krahasuar me muajin mars (2022) me një ndikim prej (-0.2 për qind) në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2022 me muajin prill 2021 ishte 11.2%. 

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 11.2 për qind në muajin prill 2022, krahasuar me muajin prill 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (24.3%); mish (13.5%); qumësht, djathë dhe vezë (21.7%); vajra dhe yndyra ushqimore (51.3%); perime (13.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (15.9%); prodhime të ndryshme ushqimore, si salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (11.6%); kafe, çaj dhe kakao (13.6%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5.9%); duhan (4.8%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (8.2%); energji elektrike (17.6% - (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar - maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid -19 Nr. 07/L-016 neni 15), ndërsa në muajin prill 2022 ka pasur rënie të konsumit, gjegjësisht shpenzimeve të energjisë elektrike për (-7.3%); gaz (42.2%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (22.0%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (4.2%); pajisje shtëpiake (8.4%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (9.9%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7.4%); blerje e automjeteve (6.8%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.2%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (38.8%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (11.1%); shërbime hoteliere (9.7%); kujdes personal (5.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.6 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-11.5%); veshje (-1.1%); këpucë (-2.9%), me një ndikim prej (-0.4 për qind) në IHÇK.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)