23 Korrik 2019

PSD kërkon themelimin e Gjykatave të Punës

Prishtinë, 20 qershor - Partia Socialdemokrate (PSD) përmes konferencës për medie ka paraqitur aktivitetet e nismat e saj që kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Falë aktivitetit sindikal dhe presionit shoqëror në përgjithësi, disa çështje me rëndësi që rregullojnë të drejtat e punëtorëve në Ligjin e Punës janë duke u përmirësuar. Shumë çështje të tjera duhet adresuar në të ardhmen.

Deputetja Besa Baftiu, Kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Punë e Mirëqenie Sociale. ka paraqitur amandamentet e Partisë Socialdemokrate për Ligjin e Punës. Kurse deputeti Faton Topalli bëri të ditur fillimin e një angazhimi të ri: themelimin e Gjykatave të Punës.

Deputetja Baftiu gjatë kësaj konference ka potencuar se sistemi gjyqësor aktual vuan nga mosefiçienca dhe joprofesionalizmi, dhe se janë me mijëra raste që presin të mbyllura në sirtarë. Shumë raste vjetërohen pa u ndarë drejtësia.

"Dhe të ndodhur në gjendje të nevojës së domosdoshme për të siguruar të ardhura, të pa informuar mbi të drejtat e tyre, dhe pa besim tek sistemi i drejtësisë, punëtorët janë të detyruar të durojnë shkelje e dhunime të rënda përgjatë procesit të punës", ka theksuar Baftiu.

Më tej, ajo tha se Departamenti për Marrëdhëniet e Punës ka për objekt trajtimi vetëm konfliktet që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, me qëllim që të rritet efikasitetin, pra edhe  realizuar të drejtat.

Ky Departament sipas saj kërkon gjyqtarë të profilizuar vetëm për këtë fushë, siç kërkon gjykimi i marrëdhënies së punës një kuptim tjetër për drejtësinë.

Departamenti për Marrëdhëniet e Punës do të jetë brenda kuadrit të secilës Gjykatë Themelore në Republikën e Kosovës. Ndërkaq, në nivelin e apelit do të krijohen kolegje të veçanta gjyqtarësh.

Ndërkaq deputeti Topalli ka thënë së rastet e ngritura për gjykim do të përbëhen nga një gjykatës profesional dhe dy gjyqtarë porotë.

"Duke pasur parasysh natyrën e marrëdhënieve të punës, kontestet e konfliktet që lindin aty, kompetenca lëndore për gjyqtarët porotë do të përfshijë përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve dhe të punëmarrësve."

"Në secilën çështje për t’u gjykuar, përveç gjyqtarit profesionist do të kemi një gjyqtar porotë nga organizata e punëdhënësve, dhe një nga ajo e punëmarrësve", ka theksuar Topalli.

Kompetencë e këtyre Departamenteve sipas tij do të jetë zbatimi i Ligjit të Punës dhe ligje tjera që rregullojnë këtë fushë.

"Janë një sërë shkeljesh, adresimi i të cilave ka rëndësi jetike për mirëqenien e punëtorëve që do të siguronin Departamentet e Veçanta për Marrëdhëniet e Punës: mosdhënia e pagës, mospagesa e kontributit pensional, mospagesa e punës jashtë orarit, siguria dhe shëndeti në punë, dëmshpërblimet, pushimet gjatë orarit, pushimet javore, pushimi vjetor, diskriminimi karshi përkatësisë kombëtare, racore, fetare apo gjinore, etj", ka theksuar Topalli

Që këto gjykata të vihen në funksion sipas tijduhet organizuar trajnime të veçanta për gjyqtarët, por edhe duhet specifikuar e konkretizuar legjistlacioni.

Për krijimin e Departamentit të Veçantë për Marrëdhëniet e Punës duhet amandamentuar Ligji Për Gjykatat në mënyrë që të shtohet dispozitat mbi Departamentin e Marrëdhënieve të Punës, por edhe parashikimin e gjyqtarëve porotë.

Tutje ai theksoi se punëtorët që janë më se shumti të shfrytëzuar janë më pak të informuar mbi të drejtat e tyre që mbrohen me ligj. Në këtë drejtim,  u nënvizua se një fushatë sensibilizmi, sidomos në ata sektorë ku mungon organizimi sindikal është i nevojshmëm.

"Ata duhet ta dinë se organizimi sindikal është e drejtë e garantuar me ligj, siç duhet t’i njohin procedurat dhe institucionet për t’i adresuar shkeljet që atyre iu bëhen çdo ditë."

"Në këtë drejtim, sindikatat, por edhe inisitucionet përgjegjëse duhet t’I ndërmarrin veprimet e duhura për të siguruar një shërbim juridik falas vetëm për këto çështje", ka theskuar Topalli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të vizitojë Gjilanin, ku me kryetarin e komunës, Lutfi Haziri do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit në këtë komunë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)