05 Qershor 2020

Pronarët e kompanive keqpërdorin pakon emergjente në emër të punëtorëve

Prishtinë, 22 maj - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) ka bërë të ditur së në emër të punëtorëve po bëhet zhvatje e pakos emergjente.

Jusuf Azemi kryetar i SPSPK-së ka thënë se pronarët  e kompanive edhe ata që kanë punuar gjatë gjithë kohës së pandemisë kanë aplikuar për pagat e punëtorëve e që këto paga pastaj i kanë kompensuar për gjepat e tyre.

 Punëtorët sipas tij e kanë vërejt këtë keqpërdorim dhe tani janë duke u përgatitur për protesta. Me shume mundësi të martën do ta kemi protestën e parë ne Gjilan.

"Janë numër marramendës i kompanive që shumë qartë po bëjnë këtë lloj keqpërdorimesh. Këtë ja kemi shpjeguar edhe shtetit po si duket edhe atyre po u shkon përshtati."

"Ne kemi presione të jashtëzakonshme për veprime, sepse nuk bën të keqpërdorën punëtorët në këtë mënyrë."

"Ne po përgatitemi për veprime, por edhe jemi në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit për argumentimin e keqpërdorimeve", ka thënë Azemi.

Ai ka theksuar me tutje se është mjerim, atakimi i buxhetit, pse mos të themi edhe pafytyrësi së ç’po ndodh me ketë pako, në vend se të shkojnë për kompensimin e punëtorëve këto mjete , ato ne shumë raste po shkojnë në gjepat e pronarëve, kjo mund të ndodhe në një shtet pa shtet.

"Mendojmë se rreth 8 milion euro shkuan aty ku nuk duhet shkuar, dhe jemi të sigurt se nuk do të ketë mjete për pagesën e muajit të dyte."

"Kot po bërtasin se po bëjnë punë të mira, në teren realiteti është tjetër. Por ndoshta ka marrëveshje në mes shtetit dhe pronarëve të kompanive që kjo çështje të kaloi në heshtje dhe me rëndësi që pronarët dhe individ shtetëror të pasurohen, e punëtorët të sakrifikohen për të tjerët si çdoherë", ka deklaurar Azemi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)