19 Mars 2019

Prokuroria e Prizrenit ngrin dhe sekuestron asete në vlerë rreth 3 milionë euro

Prizren, 11 dhjetor - Prokuroria Themelore në Prizren, në bazë të informacioneve dhe dëshmive të arsyeshme, si dhe, në bashkëpunim me Gjykatën Themelore në Prizren dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar ngrirjen e përkohshme dhe sekuestrimin e aseteve në vlerë rreth 3 milonë euro në dy raste të ndara në Prizren.

Prokuroria njofton se në rastin e parë, ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi  është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit H.P., i njëjti gjendet nën masën e paraburgimit

Te pandehurit i janë ngrirë dhe sekuestruar një objekt për afarizëm me sipërfaqe prej 530 m², ngastra kadastrale së bashku me objekt afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 95 m², dy shtëpi banimi me lokal afarist dhe me objekte të tjera përcjellëse me sipërfaqe prej 3270 m², dy shtëpi banimi me objekte të tjera përcjellëse me sipërfaqe prej 3256 m², lokal me sipërfaqe prej 174 m², lokal me sipërfaqe prej 92 m², veturë e tipit “Audi A7” viti i prodhimit 2018, veturë e tipit “Land Rover” viti i prodhimit 2018, veturë e tipit “Renault Megane” viti i prodhimit 2018, veturë e tipit “VW Touran” viti i prodhimit 2016 dhe veturë e tipit “VW Golf” viti i prodhimit 2009.

Shuma e përgjithshme e aseteve të ngrira dhe të sekuestruara në këtë rast arrin vlerën rreth 2 milionë e 600.000 euro.

Për këtë rast, do të vazhdohet me procedurë hetimore, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të rrethanave lidhur me këtë çështje.

Ndërkaq, rasti i dytë ka të bëjë me zyrën “MNP Personal Leasing” SH.P.K., dhe zyrën “DBBS” SH.P.K., me pronar dhe menaxher F.H. dhe B.R., të akuzuar për veprat penale “Mashtrimi” nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me nenin 31 dhe nenin 81 të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe për veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 399 paragrafi 1 pika 1.3 lidhur me nenin 31 dhe nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi edhe në këtë rast është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me ç’rast janë ngrirë dhe sekuestruar: Shtëpia e cila gjendet në ngastrën kadastrale nr. 7148-15 në Prizren, Banesa në sipërfaqe prej 82.50 m² në Prizren, Dy garazhda në  sipërfaqe prej 28 m²; Veturë “BMW M3” ; Veturë “Volkswagen Polo” viti i prodhimit 2010.

Shuma totale e  asteteve të ngrira dhe të sekuestruara në këtë rast kap shifrën rreth 400.000 euro.

Për këtë rast Prokuoria, ka ngritur aktakuzë dhe lënda është në gjykim.

 

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 mars 2019 - Ministria e Integrimit Evropian feston 10 vjetorin e bashkëpunimit Kosovë – JICA”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë së cilës do të publikohen gjetjet e raportit nga monitorimi i Kontratave për furnizim me material shpenzues për Hemodializë për vitin 2018, në një diskutim me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile. (Orion Conference Center, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon mbledhjen e radhës së Koalicionit për Barazi “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë Veriore në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me përkrahjen teknike të ofruar nga Sekretariati i Përbashkët Teknik organizojnë Forumin Konsultativ. (Hotel International Prishtina, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, kati III, para sallës C301, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban aktivitet. (Takimi me mediat bëhet pranë QKMF-së, te Qafa, ora 12:00)

- Promovohet romani “Rrota e Ujit” i autores Resmije Kryeziu. (Kolegji AAB, objekti V, te këndi i Librarisë, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me Udhëzimet Administrative të cilat janë në mospërputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet që po pengojnë zhvillimin e bizneseve të këtij sektori. (Zyret e OAK-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ambasadori Kosnett do të vizitojë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës ku do të merr pjesë në nisjen zyrtare të Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve, e cila do të veprojë në kuadër të ZKAK. (Lokalet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, rr. Ahmet Krasniqi, Arbëri, ora 15:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Podujevë organizon manifestim me rastin e 29 vjetorit të themelimit. (Restaurant Ora, ora 17:00)