20 Prill 2024

Projektligji për pagat e nëpunësve civil diskutohet me 29 prill

Prishtinë, 20 prill - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të  cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka plotësuar rendin e ditës për seancën e 29 prillit, 2010, e cila do të zgjasë dy ditë.

Pos pikave të parapara nga mbledhja e shkuar e Kryesisë, në këtë seancë do të shqyrtohen edhe këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pagat e nëpunësve civil.

Në të njëjtën seancë do të shqyrtohen edhe Propozimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, Raporti i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit për vitin 2009, Raporti i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, për vitin 2009, Propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e numrit të oficerëve korrektues për 71 pozita në Burgun  Dubravës, si dhe Propozim-vendimi i Qeverisë për rritjen e numrit të Punëtorëve për 17 pozita në Agjencinë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar apo të Konfiskuar. 

Kryesia, në mbledhjen e sotme e ka miratuar Udhëzuesin për elaborimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të planit vjetor të veprimit të Kuvendit për integrime evropiane, i cili dokument është shqyrtuar në disa takime pune në Kuvend, si nga Komisioni për Integrime Evropiane dhe në mbledhjen e kryetarit të Kuvendit me kryesuesit e komisioneve parlamentare. 

Pasi që Kryesia e Kuvendit të Kosovës është  njoftuar  me dorëheqjen e kryesuesit të deritanishëm të Trustit të Kursimeve  Pensionale të Kosovës, Besim Beqaj, për shkak të emërimit të tij në pozitën e ministrit për Integrime në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që, mbi bazë të ligjit, Kuvendit t’ia parashtrojë propozimin për zëvendësimin e kryesuesit të Bordit TKPK-së.

Kryesia, ndërkaq, ka shqyrtuar edhe Propozimin e Grupit Parlamentar të LDD-së për zëvendësimin e anëtarëve  në komisionet parlamentare, si dhe tri kërkesa për lejimin e udhëtimeve zyrtare për anëtarë të komisioneve parlamentare. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)