02 Shkurt 2023

Projektligji për Mërgatën s'është i paraparë me KASH

Prishtinë, 10 shkurt - Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Gani Koci, kryetar, shqyrtoi sot Projektligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, së bashku me raportin e komisionit funksional, dhe bëri disa ndryshime në amendamentet e propozuara.

Komisioni i dha përkrahje Projektligjit për Hetim Parlamentar së bashku me raportin e komisionit funksional. U përkrah edhe vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për blerjen e vaksinave.

Komisioni për Buxhet dhe Financa vlerësoi, se Projektligji për Mërgatën e Kosovës ka implikime buxhetore dhe nuk është i paraparë me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH). Rrjedhimisht, u rekomandua që kjo të diskutohet së bashku me komisionin dhe ministrinë përkatëse.

Në fund, pas shqyrtimit të kërkesës së Zyrës Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina, për Taksën Vjetore të Licensimit për vitin 2010, u vendos që t’i dërgohet një ftesë kësaj zyreje, dhe kërkesa e saj të diskutohet bashkërisht me zyrtarët e saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)