29 Mars 2024

ProCredit Bank, për 10 vite banka me e sukseshme në Kosovë

Prishtinë, 5 shkurt - Kryetari i drejtorëve të Bordit Klaus Glaubit dhe Drejtori i Gjeneral i ProCredit Bank Philip Sigwart me rastin e shënimit të 10 vjetorit të themelimit, gjate një konferencë për media kanë thënë se për këto 10 vite ky institucion financiar ka treguar një stabilitet të vazhdueshëm, duke qenë edhe lider në industrinë bankare në Kosovë.

Glaubit ka deklaruar se ProCredit Bank, paraqet njërën ndër institucionet më të fuqishme financiare dhe ka arritë të dominoj në tregun financiar të Kosovës, me mbi 36 për qind të tregut të përgjithshëm.

Sipas tij, gjatë veprimtarisë së saj banka ka fituar një besueshmëri të klientëve që ka rezultuar me depozita të shumta dhe se pavarësisht krizës financiare botërore ôProCredit Bankö ka vazhduar punën normalisht, duke premtuar që ky sukses do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

"Pa diskutim ProCredit Bank është banka më e mirë në Kosovë, dhe se këtë epitet nuk ia japin vetës, por janë mekanizma tjerë, që kanë shpallur disa hërë ProCredit Bankën si më të mirën", ka theksuar Glaubit.

ProCredit Banka banka e pare qe u hap në Kosovën e pasluftës filloi punën e saj në janar të vitit 2000 me një degë dhe vetëm 24 punonjës të ri dhe të përbashkët.

"Marrë parasysh ambientin e broshtë operativ dhe rreziqet e ndërlidhura, themelimi i një banke në Kosovë në vitin 2000 ishte një sfidë e madhe, ku konfliktet e vazhdueshme etnike dhe e ardhmja e pasigurt politike i pengonin investitorët e tjerë të mëdhenjëtë ndiqnin këtë rrugë", kujton Glaubit.

ProCredit sipas tij është insituticioni me imadh financiar në Kosovë me asetee në vlerë të përgjithshme që kalojnë 734 milion euro. Portofoli i saj i kredive arrin 471 milion euro, ndersa depozitat e përgjithshme të konsumatorëve në total arrijnë 628 milionë euro. Banka ka një rrjet prej 62 degësh dhe një staf prej 1200 të punësuarish.

Ai ka pohuar se ProCredit Bank, nga viti në vit pos fitimeve të saj, ka shtuar çdo herë nivelin e dhëniës së kredive, që sipas tij i ka ndihmuar qytetarët e Kosovës të përmirësojnë bizneset e jetën kualitative të tyre.

Megjithë qarkullimet tejet pozitive, të cilat sipas Klaus Glaubitt në fillim nuk ishin pritur, zyrtarët e ProCredit Bank, nuk kanë preferuar të flasin shumë për fitimet që ky mekanizëm financiar ka realizuar në Kosovë.

Glaubitt, ka thënë se fitimet e ProCredit Bank, janë të mira por nuk ka dhënë shifra. Pak me konkret në tërë këtë u tregua Claus Peter Zeitinger, duke thënë se vitin e kaluar kjo bankë, ka korrur mbi 19 milion euro fitime. “Por, mbi 70 për qind e tyre, investohen në Kosovë, si në ngritjen e aseteve e të kapaciteteve të bankës”, ka thënë ai.

Ndersa Filip Sigvart, drejtor i përgjithshëm i "ProCredit Bank" ka thënë se kjo bankë ka një pjesëmarrje në treg prej 36 për qind, ndërsa me kapital të përgjithshëm prej 61 milionë euro. Sigvart ka theksuar se profiti gjatë vitit 2008 dhe atij 2009 ka qenë i njëjtë, ndërsa ka sqaruar për opinionin se 70 për qind e profitit të "ProCredit Bank" investohet në vend.


“Profiti në vitin 2008 dhe 2009 ka qenë i njëjtë saktësisht, dallimi është diku te 100 mijë euro. Vitin e kaluar kemi pas 19 milionë euro profit. Vetëm dëshiroj të them një gjë që 70 % e profitit të kësaj banke ri-investohen në Kosovë”, tha Sigvart.

Me këtë rast është nënshkruar edhe një memorandum i mirëkuptimit mes "ProCredit Bank" dhe Bibliotekës Kombëtare Universitare, e cila parasheh që të ndihmojë BKUK në me një donacion prej 23 mijë eurosh.

Një pjesë e këtij donacioni do të dedikohet për trajnime, ndërsa pjesa tjetër për blerje të librave “ Donacioni të cilit po e bëjmë për Bibliotekën Kombëtare, tregon se ne duam ta përkrahim arsimin në Kosovë“, ka pohuar Sigwart.

 

Aksionarët


Aksionarët e parë të bankës ishin: Banka Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim (EBRD-Londër), "Commerzbank AG (Frankfurt), Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC-Washington), Financieringsmaatschappij voor Ontwikkelingslanden (FMO-Hagë), International Micro Investitionen (IMI Fankfurt) dhe Kreditanstatl fur Wiederaufbau (KFW-Frankfurt).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)