16 Janar 2019

Prizreni pjesë e projekteve zhvillimore të MZHE-së

Prishtinë, 16 tetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në takim pune kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka. Ai ka siguruar kreun e komunës, se Prizreni do të jetë pjesë e projekteve strategjike zhvillimore të cilat do të ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve të Prizrenit.

Lluka dhe Haskuka kanë diskutuar për projektet që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet për qytetarët si ai për trajtimin e mbeturinave, përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes, trajtimin e ujrave të zeza, ngrohtoren e qytetit, parkun e Biznesit dhe parkun për Inovacion dhe Trajnime.
 
“Ne po punojmë intenzivisht që të mbulojmë me ngrohtore qendrore qytetin e Prizrenit. Kjo jo vetëm që përmirëson ajrin dhe stabilitetin energjetik në komunën tuaj, por dukshëm përmirëson kualitetin e jetës për qytetarët e Prizrenit. Kemi në fokus përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në të gjitha fshatrat e komnuës suaj si dhe realizimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza”, njoftoi ministri Lluka.

Ministri Lluka i ka ofruar mbështetje për projektet strategjike të komunës, siç është ai për zonën ekonomike të Prizrenit.

Haskuka, kërkoi mbështetje nga ministri Lluka për realizimin e projektit të Parkut të Biznesit. “Për komunën tonë është jetike funksionalizimi i projekt për krijimin e Parkut të Biznesit, i cili ende nuk është finalizuar si shkak i procedurave administrative”, tha Haskuka.
 
Me këtë rast, kreu i MZHE-së tha se do të angazhohet personalisht në përshpejtimin e procedurave administrative që ky park të jetësohet sa më parë.

Gjithashtu, Lluka foli edhe për qendrën e Inovacionit duke ofruar përkrahje në realizimin e këtij projekti, ku do të kenë qasje të rinjtë për të zhvilluar shkathtësitë inovative.
“Kjo qendër ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve njerëzore duke trajnuar dhe promovuar punën e të rinjëve brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe krijimin e hapësirës për zhvilluar shkathtësitë inovative, duke krijuar vende pune për të rinjtë” tha Lluka.
 
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka falënderoi Ministrin Lluka për mbështetje në realizimin e projekteve që do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 janar 2019 - Banorët e lagjes Makolli nga fshati Cikatovë protestojnë para Gjykatës Themlore në Drenas në mbrojtje të çdo vendimi që merr gjykata në dem të familjes Makolli. (Para Gjykatës Themelore në Drenas, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucione te Qeveria, Kuvendi, si dhe te Presidenti. (Qeveria e Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e çerdhen e komunës së Lipjanit. (Objekti i çerdhes se Lipjanit, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë  para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Protesta do të fillojë nga Bibloteka Kombëtare, ora 13:00)