20 Tetor 2019

Prezantohet projekti për Qytetin Ekonomik Kosovaro - Amerikan

Prishtinë, 26 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim, Frank Cownie, Kryetar i Des Moines, Iowa të cilit ia prezantoi projektin për Qytetin Ekonomik Kosovaro - Amerikan. 

Kryeministri Haradinaj ka njoftuar z. Cownie, për prioritet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, për mundësitë që ofron Kosova për investimet e huaja, veçmas ato nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e parezervë të Kosovës, në të gjitha fazat e shtetndërtimit, kryeministri Haradinaj tha se në këtë fazë të konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Kryeministri Haradinaj më tej shtoi se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkret në lehtësimin e procedurave dhe legjislacionit për investitorët e huaj potencial, si Ligjin për Investime Strategjike dhe një sërë lehtësirash tatimore, që i hapin rrugë investimeve të huaja.

“Përcaktimi ynë, për një miqësi dhe partneritet të përjetshëm me ShBA-të, po dëshmohet çdo herë e më shumë me projekte konkrete, siç është edhe Qyteti Ekonomik Kosovaro - Amerikan, për të cilën Qeveria po punon në vazhdimësi për ta shndërruar në storie suksesi për zhvillim ekonomik të vendit dhe vlerë të shtuar të partneritetit tonë”, tha kryeministri Haradinaj, duke potencuar faktin se Kosova ofron resurse natyrore, humane dhe infrastrukturë rrugore, për investitorët dhe ndërmarrësit potencial përtej Atlantikut, që të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë.

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve nga ShBA-të, kryeministri Haradinaj tha se Qyteti Ekonomik Kosovaro - Amerikan, është një mundësi e mirë për ofrimin e kushteve të nevojshme për investimet e kompanive të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ana e tij Frank Cownie, Kryetar i Des Moines, nga Iowa, vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Iowa-s dhe Republikës së Kosovës, duke thënë se ky bashkëpunim do të vazhdojë në fusha të ndryshme, si ekonomi, edukim, siguri dhe fusha tjera të interesit të përbashkët.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 tetor 2019 - Oda e Mjekëve te Kosovës organizon ditën e dytë të kongresit dhe panairit të parë të Mjekësisë” (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kampionati ekipor në pingpong,  vazhdon më garat ekipore në superligën e femrave si dhe do të zhvillon ndeshjet e fundit në ligën e juniorëve. (Shkoll Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Sindikata e Policisë se Kosovës organizon Edicionin e 7-të i Lojërave sportive në shenjë respekti dhe përkujtimi për zyrtarët policor të rënë në kryerje të detyrës. (Palestra Sportive “Bashkim Selishta – Petriti”, Gjilan, ora 10:00)

- Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” mban akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së rektorit të UP-së, Ejup Statovci. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon protestën #RiseUp4Rojava në solidaritet me kurdët. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 13:00)

- Shoqata humanitare "Sytë kërkojn dritë" me seli në Lozanë të Zvicrrës organizon mbrëmje humanitare në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara. (Hotel OK në Prizren, ora 19:00)