18 Prill 2024

Presidenti i kërkon Bordit të BQK-së shkarkimin e Guvernatorit

Prishtinë, 26 korrik - Presidenti Sejdiu kërkon nga Bordi Drejtues i BQK-së që të ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për ta zgjidhur situatën e fundit të krijuar në BQK, pas arrestimit dhe paraburgimit të Guvernatorit Hashim Rexhepi,  për të siguruar funksionimin adekuat të BQK-së.

Më poshtë po japim letrën e plotë të Presidentit Sejdiu dërguar kryetarit të Bordit Drejtues të BQK-së, z. Gazmend Luboteni:

Prof. Dr. Gazmend Luboteni

Kryetar i Bordit Drejtues të BQK-së

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Rruga e Garibaldit nr. 33

10000 Prishtinë

Republika e Kosovës

I nderuar Kryetar Luboteni:

Duke pasur parasysh rëndësinë që Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (“BQK”) luan në ekonominë dhe stabilitetitn financiaro-bankar të vendit, ngjarjet e ditëve të fundit përkitazi me arrestimin dhe paraburgimin e Guvernatorit Hashim Rexhepi janë mëse     shqetësuese për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Prandaj në rrethanat e krijuara, kërkoj nga Bordi Drejtues i BQK-së të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për të zgjidhur këtë situatë dhe për të siguruar funksionimin adekuat të BQK-së. 

            Siç edhe jeni në kuptim të plotë të urgjencës së kësaj çështjeje, mirëpres veprimin tuaj të menjëhershëm.
 

                                                                        Sinqerisht,

                                                                        Dr. Fatmir Sejdiu

                                                            President i Republikës së Kosovës

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)