22 Janar 2020

Prefekti i Des Moines nga Iowa viziton Odën Amerikane

Prishtinë, 26 qershor - Prefekti i Qytetit të Des Moines në shtetin amerikan të Iowas, Frank Cownie, si dhe kryetari i Komisionit të Qyteteve Simotra të Greater Des Moines, Roger Nowadsky, të shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Iowa, Artan Duraku, vizituan Odën Ekonomike Amerikane ku u takuan me drejtuesit organizatës, si dhe Drejtorin e Planifikimit strategjik dhe zhvillimit te qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota.

Prefekti Cownie u interesua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet kompanive amerikane nga shteti i Iowas me ato të Kosovës, derisa u zotua për angazhimin e tij personal për fuqizim të raporteve ndërmjet shtetit të Iowas dhe Kosovës, e posaçërisht të qytetit të Des Moines, të cilin ai e drejton.

Presidenti i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, foli për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve duke theksuar se rol të rëndësishëm në kultivimin e këtyre marrëdhënieve ka luajtur edhe Oda Amerikane, duke u zotuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë një rol i tillë.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, u foli vizitorëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane, si një mundësi e jashtëzakonshme për tërheqjen e bizneseve nga SHBA-të në përgjithësi dhe atyre nga Iowa në veçanti.

 Ai foli për sektorët e caktuar që mund të jenë më atraktivë për investitorët amerikanë, por edhe produktet cilësore të Kosovës, që lehtazi mund të depërtojnë në SHBA.

Në anën tjetër, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Artan Duraku, foli për planet e tij për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Iowas dhe Kosovës, posaçërisht në fushën ekonomike.

Kosova dhe Iowa kanë marrëdhënie të binjakëzimit që nga viti 2013, ndërsa së fundmi edhe qytetet e Prishtinës dhe Des Moines kanë nënshkruar marrëveshjen e qyteteve simotra me njëra tjetrën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon diten e dytë të takimit rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së,  do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Sallën e Mediave të Komunën se Mitrovicës, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve organizon tryezën e diskutimit për diskutimin e efekteve të tarifës 100% në ekonominë  e vendit një vit pas vendosjes së kësaj takse. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vushtrrisë. (Qendr Rinore në Vushtrri, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruajë Marrëveshjen e Mirëkuptimit me USAID për zbatimin e Programit per trajtimin e ndertimeve pa leje. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj" në Kaçanik, ora 14:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ku do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)